Basha: Investimet e huaja në Shqipëri aq sa në Korenë e Veriut

Edona Llukacaj

Këtë të dielë kreu i PD, Lulzim Basha është takuar me strukturat e kësaj partie në Gramsh. Gjatë fjalës së tij, në lidhje me investimet e huaja, Basha e ka krahasuar qeverisjen e Edi Ramës me atë të Koresë së Veriut.

Ai tha: “Asnjë investim të huaj nuk ka sjellë Rama në Shqipëri në gjashtë vjet. Shqipëria dhe Koreja e Veriut janë dy vendet pa asnjë investim të ri të huaj në 6 vitet e fundit”.

Duke thënë se dy investimet e fundit të huaja janë Devolli dhe TAP, ai tha se kryeministri Rama i ka zëvendësuar investuesit e huaj me klientët e tij”.

AI shtoi: “Me investime të huaja ka konkurencë. Po të ketë investime të huaja, nuk shkon dot 15-fish çmimi i autostradës. Po të ketë investime të huaja nuk grabitet dot haptazi në mes të ditës. Investimet e huaja përbëjnë kërcënim për hajdutët dhe sistemin e hajdutërisë që ka ndërtuar Edi Rama”.

Duke vënë në dukje se Shqipëria nuk paraqiti asnjë projekt infrastrukturor për financim nga Bashkimi Europian në Samitin e Poznanit, Basha tha se qëllimi i vetëm i kësaj politike është grabitja.

Basha vijoi: “Kur ka qenë gjendja ekonomike kaq e keqe?! Kur ka qenë papunësia kaq e lartë?! Kur ka qenë kostoja e jetesës kaq e papërballueshme?! Kur kanë paguar shqiptarët çmimin kaq të lartë të energjisë, ndërkohë që të ardhurat e tyre janë më të ulëtat e rajonit dhe çmimet janë më të larta të Europës. “- u shpreh Kryetari i PD, i cili u tregua i vendosur t’i përgjigjet thirrjes së shqiptarëve për ndryshim më 30 Qershor. “Partia Demokratike e Shqipërisë do të lidhë një kontratë besimi me të gjitha grupet e interesit,  njësoj si me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, konkrete, të zbatueshme, ku do të detajohen ato që ne marrim përsipër të bëjmë nesër, në qeveri”.

e.ll./dita

Share This Article
4 Comments
  • Nuk merret pushteti me shpifje , nxirje e perbaltje or idjot , simboli i krimit te niveleve te larta , por me opsione bindese e te argumentuara per nje qeverisje me te mire !

    • Nga i di ky ekonomist i madh boteror se sa investime jane bere ne Korene e Veriut, xhanem? Kush ja ka dhene kete informacion ketij lolos genjeshtar, sepse Koreja eshte e mbyllur hermetikisht dhe asnje nuk mund te nxjerre informacione se cbehet ne ate vend? Kim Yong Un dora vete, me sa duket! Eshte e qarte qe paska lidhje edhe me Kimin. Hahaha

  • Bashe , si e shpjegon ti kete ???
    A ka lidhje kjo gje me DH apo Gener 2, per te cilat ti si kryetar opozite as qe e permende fare !!??
    Fol o lavire, ose qepe halen dhe urojm te zhdukeni nga faqja dheut ti, rama, meta berisha, mona, mehdiu etj ptyyyyyy

  • Dakord,ore dakord,por cmimet e rrugeve 15 fish nga cmimet reale,i vure ti ne Rrugen e Kombit,.Nga ty mesoi Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *