Basha kapet me Teatrin: Projekt grabitqar i Edi Ramës, hapni sytë

Elena Tase

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar përmes një statusi në Facebook, lidhur me projektin e qeverisë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

“Projekti i teatrit kombëtar është projekt kriminal grabitqar. Ai ka vetëm një qëllim: grabitjen nga Rama të dhjetëra milionave euro. Njësoj si projekti i stadiumit, ku Edi Rama është pronari i vërtetë i gjysmës tij. Njësoj si projekti i unazës ku Edi Rama do vjedhë miliona euro. Një hajdut psiqik që nuk ngopet pa vjedhur të gjithë Shqipërinë.

Dua t’i them troç çdo arkitekti të huaj e vendas, çdo funksionari, çdo drejtuesi nga më i parëndësishmi tek Edi Rama se do të përgjigjen para drejtësisë për këtë korrupsion masiv dhe krimin që po i bëjnë pasurive dhe parave publike.

Atyre që mendojnë se do të ndërtojnë, dua t’ju them se ndërtimi do të jetë burgu i tyre. Dua t’u them qartë: gropa që mendojnë se do të hapin në truallin e teatrit do të jetë gropa e tyre”, ka shkruar Basha në rrjete sociale.

e.t./dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *