Basha: Kemi bërë gabimet tona, por ne jemi shumica

Edona Llukacaj

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, edhe këtë të premte ka bërë një dalje për mediat në selinë blu. Në fjalën e tij, Basha deklaroi: “Ne jemi shumica”.

Ndër të tjera, Basha tha: Krimi financoi gjithë opozitën e tij. Krimi u mobilizua për të marrë votat për ta sjellë në pushtet dhe krimi u shpërblye nga qeverisja që buroi prej tij.

Opozita zhvilloi një betejë të ashpër për largimin e krimit nga parlamenti. ka qenë një betejë e vështirë në momentin e fortë të rilindjes kur ajo sapo kishte ardhur në pushtet. Atëherë na u desh të bënim çdo përpjekje që të arrinim ligjin e dekriminalizimit. Ata që mendojnë se me Ramën mund të funksionojë gjuha institucionale le të kujtojnë luftën për dekriminalizimin. Kujtoni sulmet e tij ndaj nesh dhe talljet e tij ndaj nesh dhe të gjithë ata që u përzunë nga dekriminalizimi. Pa mbaruar mirë dekriminalizimin na u desh të përballemi me kanabizimin e vendit. Ju kërkoj të rikujtoni talljet, fyerjet ndaj denoncimeve tona. Kujtoni sulmet ndaj Dritan Zaganit dhe kujtdo që guxoi të ngrinte zërin kundër drogës. Vetëm më këmbëngulje arritëm të zgjonim botën që të bënte presion.

Kujtoni koncesionet.

Pa bojkotet tona, pa denoncimet tona, pa çadrat, Edi Rama do vazhdonte të ishte rilindës dhe të tjerë ministra dhe Vangjush Dako pranë mandatit të katërt.

Në rrugëtimin tonë kemi bërë gabimet tona. Ka shumë gjëra që do donim ti kishim bërë ndryshe.

Vendimi për mandatet shumë i vështirë.

Të respektojmë mundin dhe sakrificat e çdo shqiptari gjatë këtyre 6 viteve. Çdokujt që ka rezistuar dhe është denoncuar nga ky regjim. Ne sot jemi shumica, më të bashkuar se kurrë gjatë këtyre 6 viteve. Më të qartë se kurrë, me një qëllim të drejtë dhe një kauzë të madhe.

Shpesh arma më e fortë është durimi dhe këmbëngulja. Forca jonë është besnikëria ndaj kauzës. Sot kemi arritur shumë, të zbulojmë fytyrën e vërtetë të regjimit. Kemi arritur të krijojmë një koalicion të madh njerëzish e qytetarësh. kemi arritur të ngjallim shpresën që do bëhet edhe më e madhe kur ne të ndajmë vizionin për ti dhënë fund ciklit të së keqes. 30 qershori, dita kur Edi Rama do të kryejë aktin e fundit të tij para rrëzimit të regjimit. 30 qershori është rrëzuar pa ardhur ende. 30 qershori është kthyer në varrezën politike të Edi Ramës. Ka vetëm një mënyrë t’i japim oksigjen kësaj kufome politike, kjo është dhuna. Nuk do lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket për të zgjatur jetën e kësaj kufome politike. Ju ftoj të mos biem pre e provokimeve të Edi Ramës, refuzojeni, braktiseni. Denonconi gjithçka që regjimi i tij bën. Të jemi bashkë më 30 qershor duke ngritur zërin si qytetarë të denjë europianë. Ne jemi shumica”.

 

Share This Article
10 Comments
  • CIRK ne KOLONI.
    Me pak se 8% e skllevereve marin [jes ne cirko-votime.

    Keta thone shumica!!!

  • Bashaliq,banu i sinqerte e perfundoje mendimin:
    “”” Forca jonë është besnikëria ndaj kauzës” se krimit dhe korrupsionit.

  • “Kemi bere gabime” thote Luli, pastaj shton: “por ne jemi
    shumice” ?! Me gjithe mend o Lul se jeni shumica ? Nese
    nuk me beson mua, pyet anetarin e keshillit kombetar te
    PD-s zotin Edvin Kulluri, i cili iu dha nje pergjigje asgje-
    suese katilinare: “Shprehjen e kahereshme: ‘me ne fitoj-
    me te gjithe”, Lulezim Basha e ka shndrruar : “ME LULIN
    HUMBIN TE GJITHE”, Me kete KATILINARE TE KULLU-
    RIT , i pritet rruga cdo komenti ! NO KOMENT !
    Bravo zoti Kulluri, Pershendetje nga larg…..!

  • Cfare shumice jeni ju?Ju s`keni qene kurre shumice,se populli nuk ju voton.Tregojeni me vote qe jeni shumice..
    Me dhune nuk po cani dot,se gazi lotsjelles po ju shperndan si lepra.
    Ju duhet edhe nje mandat ne rruge qe te shkriheni si parti.
    Populli eshte indiferent.Kriza eshte ne koken tuaj,se doni pushtet me domosdo!

  • Sipas teje,ka dy rruge per te marre pushtetin opozita:
    1-Te marre pushket e te zhvilloje kryengritje revolucionare te tipit leninist!
    2-Meqenese paska shumicen,pse nuk mori pjese ne zgjedhje e te fitonte?
    Se fundi,kush flet per vjedhje votash,ky qe vetem me VJEDHJE ka marre pushtetin !
    Kush flet per dekriminalizimin kur Rama per kete ka fajin me te madh:qe nuk beri asgje qe Berisha,Basha te shonin para drejtesise per dhjetra krime monstruoze!

  • Basha. Me keto qe thua serjozishte qenke budalla i lindur .Kur paske shumicen e shqiptarve me vete c’ju fute rruges se rruges per te fituar . Nuk e di . Vetem pjesmarrja ne zgjedhje te jep pushtet . Po te jete keshtu sic thua demokratet duhe te te varin ne litar per keto qe i ke bere deri me sot me protesta pa rezultat .
    Luli . E degjove se cfare tha Veliaj ne intervisten me gazetarin Dervishin . Mbas 1 Karrikut Rama do ti kerkoje Bashes te kalojme ne zgjedhje te parakoheshme . Si te duket . Per mua eshte nje shance qe te jep kundershtari pa u mbyllur mandati i qeverisjes .Pa shikoje kete varjante qe te jep mundesine te provoshe efektin e protestave qe ke bere deri me sot .
    Degjo mua.Nuk do dalesh keq ne se u shpeton proceseve te Vettingut, qe shume shpejte do te dogasi mbi gjithe politikanet .Ta kesh parasysh se Rama kete kushte te vetem do te veri . Te mirtatohet urgjrntishte Gjukata Kushtetuese , SPAK dhe BH.Une them ta pranosh . Mos mendo per veten tende por per kete force qe eshte me rendesi kombetare . Ka dhe nje te keqe qe ty ste ka vajtur mendja . Po nuk pranove keto do te bjeri vlera ne zero dhe forca te tjera do te perfaqsojne demokratet . Merr pak shembull nga Qafegjati Patozi .Do ket ne cdo Bashki ku kandidon perfaqsues ne pushtetin vendor .Kjo do ti hapi rruge qe ne zgjedhjet e pergjithshme Parlamentare te ket deputetet e tije ne Parlamentin shqiptare.Ti cdo besh . Do ti quash te shitur tek Rama . Budalla si i shitur e i pa shitur kjo ershte loja e demokracise . Fiton ai qe di ti cfrytezoje konjukrutar politike ne interes te forces qe perfaqson .
    Ja Luli qe ke dhe nje shance te dyte si grat apo burrat qe tradhetojne bashkeshortin te vazhdojne jeten politike normale .Po ta ka zene fytin Agai qe te ka drejtuar deri me sot u lodha kot qe tu drejtova . Futja kembeve e mblidh familjen tende e prit po te erdhi ndonje flet arresti nga interpoli .

  • Po jeni shumice. Sa te vini ty nga 27 bashkite e se djathtes , madje pak me shume kishte Fieri e VLora vetem per vetem. Ose shiko dhe Voren e pastaj dil e thuaj qe je shumice…

  • Boll or burre I dheut me genjeshtra e mashtrime.Te lutem fol nje here e vetem nje here dicka te vertete ose se paku te vertere 30%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *