Basha kërkon falje për gabimet e “Berishës”, ironizon Bregun

Dita

Gjatë fjalës së tij në çeljen e Akademisë Politike të PD-së, lideri i demokratëve, Lulzim Basha thumboi kritikët brenda partisë së tij në një fjali të vetme. “Në politike duhet t’i pergjigjesh kritikave dhe personit qe ke perballe, dhe jo atij qe flet dhe vepron mbrapa shpine”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

Ai tha se integrimi evropian i vendit është në rrezik dhe e vetmja shpresë për vendin është Partia Demokratike, rinia demokrate dhe opozita shqiptare. Sipas Bashës, fitoja e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme është domosdoshmëri, për të sjellë në pushtet qytetarin shqiptar.

Shpresa e ndryshimit quhet PD, dhe kësaj shprese i prin rinia demokrate. Shqipëria është në një udhëkryq të rrezikshëm për stabilitetin dhe të ardhmen e saj evropiane. Një udhëkryq të rrezikshëm të shkaktuar nga braktisja totale e rinisë shqiptare e qytetarit shqiptar. Është domosdoshmëri që PD të bëjë gjithçka për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Për të sjellë në pushtet qytetarin shqiptar, i cili sot është i braktisur, i tradhtuar nga në kryeministër që mendon vetëm për veten e tij dhe një grusht njerëzish e kriminelësh me të cilët shpreson se do të mbajë pushtetin. Integrimi evropian i vendit është në rrezik. Nuk mund të hapen negociatat për një vend që dhunon zgjedhjet, që dhunon maturantët e tij përmes ligjeve të padrejta e klienteliste, nuk mund të hapë negociatat një vend ku vidhet ditën për diell e natën për hënë. Ku mediat quhen kazanë”– deklaroi Basha.

Pasi vlerësoi rolin e të rinjve në PD dhe politikë, Basha kërkoi falje për gabimet e qeverisë “Berisha”. Ai tha se PD­ja ka gabuar dhe është e rëndësishme që të ulë kokën, të kërkojë ndjesë dhe të ecë përpara për këto gabime.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *