Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e pati një “moment reflektimi” gjatë emisionit “Të Paekspozuarit”. Ai kërkoi falje për reklamat shtetërore që u ka dhënë mediave pranë qeverisë.
Basha: E vërteta është me e rëndësishme se audienca. Në djall shkoftë audienca, se për hir të audiencës ka shkuar vendi këtu ku është.
Bushati: Dakord, prej asaj audience që keni stimuluar ju në mënyrën më të keqe.
Basha: Unë jam i modelit tjetër, e ke kryeministër atë.
Bushati: Me reklamat shtetërore, në mënyrën më të tmershme.
Basha: Kërkojmë falje për ato.
Bushati: Dakord, pranohet.
Bushati: Ke qenë dhe ka ndodhur Gërdeci, 21 Janari. Përgjegjës është ai që vret.
Basha: Ti duhet të shohësh sa është rritur mirëqenia.
Bushati: Për mirëqënie flet Putini dhe Erdogani.
Basha: Që t’i thuash shqiptarëve njësoj jeni dhe njësoj do të jeni, kjo është cinike. Një erë e re në PD ka filluar, sidomos në forumin rinor.
Bushati: Keni zero reflektim për çfarë është bërë në 8 vjet.
Basha: S’ke qejf ta lexosh.
Bushati: Në tre orë vetëm sa kërkove një falje për lekët që i dhe TV KLAN-it.
Basha: Qeveria është gjë tjetër dhe opozita është diçka tjetër. Ne jemi të hapur për hetime.

Qe te respektosh vehten,mendoj qe gazetarin Bushati duhet ta trajtosh me ambivalencen e vleresimit,qe ai meriton:
E kam pare ti kaloje larg te vertetes,ne menyre irituese kur i eshte kundervene ne bllok dhe ne menyre ekstreme qeverisjes.Tani se paku ndihet qe kemi qeverisje,ne ndryshim nga sundimi i bandes se mepareshme.
Dhe jam me te kur se fundi thote qe sjelljet e Rames,jane ato prej kllouni.
Paraqitet me siper,nje replike krejt e munguar ne median tone kur ´´gazetari`´vihet perkundruall “politikaneve´´,te paret dfhe kur e fillojne me yrysh,polemiken,perfundojne me lepirje dhe kompromise banale,kurse ketu lul capaculit i eshte vene pasqyra e bemave te bandes se saliut para surratit,gje qe ka bere qe ky zhapik rere ta humbase toruan.
Per kete here nje bravo me germa te medha Andit.
SI PRANOHEN FALJET ATO JANE PARATE E POPULLIT QE I VODHEN ME FRAGAJN …TE HETOHEN KUSH KA ABUZUAR ME TO …!!!!!!!!!!!!!!!!!!!