Basha kërkon rivotim për kryetarin e Këshillit, të majtët bojkotojnë

redaktor

Vijon ngërçi i krijuar prej muajsh në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Mbledhja e parashikuar për tu zhvilluar pasditen e sotme ka dështuar sërish. Pas disa muajsh bllokim, Këshilli Bashkiak nuk arriti të mblidhej as sot, për shkak se këshilltarët e majtë nuk u paraqitën në mbledhje. Sipas rendit të ditës të vendosur nga bashkia në mbledhjen e sotme pritej të zgjidhet kryetari i ri i Këshillit Bashkiak, si dhe të miratoheshin këshilltarët e rinj, pas largimit të atyre që kanë dhënë dorëheqjen pasi janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit. Bllokimi i punës së Këshillit Bashkiak të Tiranës erdhi pas vendimit të LSI-së për prishjen e koalicionit me PD-në dhe bashkimin me Partinë Socialiste, duke krijuar një mazhorancë të re në Këshillin Bashkiak të kryeqytetit. Burime për Dita nga këshilltarët e majtë bëjnë me dije se mungesa ka qenë për shkak të rendit të ditës. Sipas këshilltarëve të majtë kryetari është zgjedhur në mbledhjen e mëparshme dhe nuk logjikë juridike të zgjidhet në dy mbledhje rresht Kryetari i Këshillit. Të majtët me shumicë votash zgjodhën në krye të Këshillit, Aldrin Dalipin, i cili erdhi si propozim i grupit të këshilltarëve PS-LSI.

Share This Article
6 Comments
  • Te mos i paragjykojme emerimet dhe vendimet e qeverise re.Te gjykojme pa mllefe dhe me objektivitet.Keshtu eshte i vlefshem sygjerimi dhe kjo rit prestigjin e kritikusit

  • sikur te ishte ne favor te PD- SE ,DO ISHIN MBLEDHUR BRENDA MINUTES ,EDHE NE NJE VEND TJETER,SI U MBLODH DIKUR PARLAMENTI. Keta quaj si te duash ,po vetem demokrat nuk jane,as komuniste nuk jane………

    • Keta jane shpellare.Nuk njohin ligjin por Bajraktarin Sali.Per ta eshte ligj fjala e Bac Sali Bushter Fazllic Krimit dhe asnje lloj ligji tjeter i shkruar.

  • ky ur e kishte vete mazorancen ne keshillin bashkijak sillej si kapadai me opoziten. prandaj ky te rije rehat e te mos ndijet me se eshte bere si ato k.rvat e rena vaktit qe s’ua fershellen me njeri. pastaj dhe po te behet mbledhja perseri si mendon ai se do e zgjedhi kryetarin e keshillit nga njerzit e shpures se vete. GJYNAH

  • Ceshtjet zgjidhen me debat dhe jo me mospjesemarrje. Tangerlliku nga te dyja palet vetem te keqija sjell. Nese njeri vjen dhe tjetri iken asgje nuk do te zgjidhet. Nuk kushton asgje te behet edhe nje votim. Prape te majtet do te fitojne sepse kane shumicen dhe meqe jane shumica perseri do te fitojne. Apo nuk duan te lodhen. Le te bejne edhe nje votim tjeter per hater te popullit. He pra keshilltare te majte mos u beni fodulle, po shkoni e zini karriget qe ju ka dhene vota e popullit e mos e merrni rrogen kot.

    • @Mimoza! Kam përshtypjen se Ju, nuk jeni në dijeni të veprimit të Bashkisë të para disa muajve kur Bashkia ndërroi bravat e sallës ku mblidhet këshilli bashkiak me qëllim të ndalimit të hyrjes në këtë sallë të këshilltarëve të majtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *