Basha: Kisha dhe kam një vizion për Tiranën, por rrethanat më larguan

Bledar Lumani

Lulzim Basha vazhdon të këmbëngulë se ka pasur dhe ka ende një vizion për Tiranën, pavarësisht se në 4 vite nuk bëri asnjë gjë për kryeqytetin.

Ai thotë se rrethanat e larguan, pasi duhej të kujdesej për PD-në, kur u zgjodh kryetar i kësaj partie.

Nuk kam bërë asnjë gabim që kandidova në 2011. Kisha dhe kam një vizion për Tiranën, kisha dhe tregova një vullnet për Tiranën. Por në 2011, e thashë edhe tani, Tirana ka nevojë për një kryetar me kohë të plotë.

Rrethanat e sollën që në mes të mandatit të gjendesha në pozicionin e kreut të PD-së, si zoti Rama në atë kohë, por ndryshe nga zoti Rama unë bëra një zgjedhje, t’i qëndroj fjalës time.

Tirana ka nevojë për një kryetar me kohë të plotë”, tha Basha në emisionin “Top Story”.

Ai komentoi edhe mospraninë e Berishës në fushatë.

“Sali Berisha ka vendin e vet. Ka qenë në hapjen e fushatës, është ish-president, ish-kryeministër, ish-kryetar i partisë, çdo të enjte ka hapësirën e tij në Kuvend, shfrytëzon hapësirën e tij mediatike, hapësirën në rrjetet sociale dhe bën detyrën e tij si një personalitet i PD-së në këto dy dekada.

Pastaj kjo puna, pse është, pse s’është është bërë si ajo puna çfarë uji i keni dhënë gomarit? Kur është pse është kaq shumë?

Kur s’është, pse nuk është? Mendoj që Berisha është i kalibruar në qëndrimet e tij siç i takojnë një ish-presidenti, një ish-kryeministri dhe lideri historik i së djathtës” – tha Basha.

Share This Article
9 Comments
  • Kete Bashen,
    Nuk e kam komentuar asnjehere ne aspektin politik. Gjithmone
    me ka dhene nje ndjenje sikleti ose me mire disgusto, sic thone italianet.
    Ky eshte nje Nulla qe megjithate nuk arrin te behet i neveritshem.
    Po, eshte e vertete nuk e kam ndjenjen e neverise sic mund ta keme
    per disa politikane te tjere qe merren me fatin e vendit tim.
    Por nje gje jam i sigurte, Basha eshte shume antipatik, ose me mire
    pafundesishte antipatik.

  • Shkaku kryesor i problemeve të Tiranës është kapja e Bashkisë nga bizneset dhe interesat korruptive. Tirana nuk do të ndryshojë kurrë nëse nuk do të çlirohet nga klientelizmi.Keshtu qe te votojme kandidatet e pavarur dhe Aleancen Popullore nr.61

  • Me vone do te thuash qe eshte edomosdoshme te iki ne Holland ose SHBA se me digjen afatet e pasaportave humbas nenshtetesine.Ik pa breng se do te gjendet ndonje tjeter qe te vazhdoje aty ku e le ti .Pervoja e 92 97. 98. 2000 dhe e 2011 e ka treguar kete

  • Lulo,kur i more persiper,apo kur t,i dhane detyrat e kishe degjuar shprehjen popullore “dy kunguj nen sqetull nuk mbahen!”Leqe se mos i more vete,t,i dhane e te thane keshtu e ashtu,si edhe te tjereve para teje.Menyra me e mire per te te larguar qe t,i mbetet vendi i lire familjes”mbreterore” berisha.nuk je i pari ne PD qe ndjek kete linje,ka qene Brojka, Selami etj.
    Te pengonte njeri ta lije njeren detyre e te beje tamam tjetren>?Ta ka dashur qejfi ose misioni,kete e dini vete ju andej nga PD-ja.E rendesishme eshte qe me ne fund e pranove qe nuk ke bere gje dhe nuk ke shfaqur asnje aftesi sidomos ne Bashki dhe si perfundim,dihet duhet te largohesh.Dhe kur te largohesh do na vije keq,se opozitar me te dobet e me te paafte nuk kishim ku gjenim.T e qofte rruga e mbare!

  • Ju nuk kini pasur dhe nuk mund te kini asnje ide Jeni i vetmi qe nuk kini ide Ideja juaj eshte si te vjedhesh dicka me shume kete e ke treguar kur ke qene ne Ministrine e transporteve tani si kryetar Bashkie duke dhene leje ndertimi dhe bere tendera edhe ne ikje.

  • Ketij eshte e teprt t’i thuash legen,pasi legeni ben pune ,kurse ky s’eshte per asgje. PO nuk na tha te pakten : Pse uluret ne fund te cdo fjalie? Pa le na hiqet edhe psikolog i kuptoi ne sy njerezit qe mezi presin diten e vorimit…… jane te pa durushem…e per ke ? Per nje kriminel,per nje hajdut,per nje tellallaxhi. E quan veten kryeminister te Ardhshem…..ha…..ha….ha…. .Po kush te le ty mor Lulush .A me te vertet e quan veten kryetar partie? Kryetar partie qe shkon c’do memgjez e i puth doren kryetarit te vertet ,,,,,,,,,

  • me deshtak nuk do te shohe shqiperia ,ky eshte vetem nje tollumbace e fryre nga i ati sali dhe ne ate moment qe duhet me dorzu vendin do te largohet sic po largohet si i dhjere,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *