Basha: Kjo qeveri po funksionon si dy banda

redaktor

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë në emisioni Opinion, ka mohuar sërish mundësinë e një koalicioni me kreun e LSI, Ilir Meta ndërsa ka akuzuar qeverinë se po  drejtohet nga dy banda.

“Nuk do të bëj asnjë aleancë me metën, kjo qeveri po funksionon si dy banda. Ne jemi përballë tyre  dhe po i japim çdo ditë qytetarëve alternativën e zgjidhjes së kësaj çështjeje. Ne i ofrojmë qytetarëve një koalicion të ri, një kryeministër të ri, një alternativë të re. Në këtë koalicion nuk do të jetë asnjëri nga shkaktarët e këtij zullumi që e kanë futur vendin siç janë Edi Rama dhe Ilir Meta.

Basha deklaroi më tej se propozimi i PD për zgjedhje të lira dhe të ndershme është krijimi i dhomës së dytë të senatit, një senat sipas tij i zgjedhur direkt nga populli.

“Krijimi i dhomës së dytë të senatit, një senat i zgjedhur direkt nga populli dhe merr përsipër atë që në një masë të madhe që i është besuar sot Gjykatës Kushtetuese, sikurse është dhe referendumi, siç  shte kërkesa e qytetarëve për referendum se nuk duan t’i bashkohen komunat. E para të sjellim sovranitetin tek Parlamenti, tek dhoma e parë e deputetëve. Të krijojmë mekanizmin që deputetët të vijnë të japin llogari para njerëzve.

Së dyti, mekanizmat e legjitimimit të kontrollit: Senati për nga natyra nuk do të jetë i varur”. tha kryedemokrati.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *