Basha: Koalicioni i Ramës, koalicion i votës së deformuar

anazapta

Për kandidatin demokrat për kryetar partie, në zgjedhjet e 23 qershorit vota është deformuar. Basha e bëri këtë deklaratë gjatë takimeve në Sarandë e Delvinë, ku po vijon fushatën që pritet të përfundojë më 22 korrik, me zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.

“Jam i bindur, kam besim të plotë se prapë të bashkuar dhe bazuar në vullnetin e zemrave dhe mendjeve të çdo demokrati e demokrateje, pa përjashtim, unë do ju udhëheq përsëri drejt largimit të kryesocialistit nga pushteti që ka marrë dhe kthimin e tij në opozitë. Pasi të jemi siguruar se zëri i çdo anëtari dëgjohet, është detyra jonë të ndërtojmë instrumentet tona, për të thithur të gjithë atë energji pozitive si dhe për të pritur të gjithë atë pakënaqësi që pritet të shkaktojë qeverisja e pritshme prepotente, arrogante, korruptive dhe abuzive e Edi Ramës dhe koalicionit të tij të votës së deformuar”, deklaroi Basha.

Rivali i Sokol Olldashit në garën për kryetar partie tha se aksioni politik i demokratëve duhet të përqendrohet menjëherë në mbrojtjen e punonjësve të administratës, të cilët do të përballen me largimin nga puna.

“Aksioni ynë politik duhet të nisë menjëherë. Ne do të luftojmë me të gjithë mjetet për të mbrojtur shërbimin civil nga revanshi që pritet të fillojë, përmes ngritjes së zyrave të posaçme në të gjithë territorin e vendit, për të evidentuar çdo rast abuzivizmi të tillë, ngritjen e grupeve të posaçme juridike, në mënyrë që në përputhje me ligjet e vendit, kushdo që guxon të ngrejë hapa të tillë, të përballet në mënyrë të menjëhershme, nëpërmjet sistemit juridik shqiptar, me faturën ligjore, financiare dhe politike të një abuzivizmi të tillë”, tha Basha.

 

Share This Article
9 Comments
  • C’fare marke e ke pasqyren kur e rruan ne mengjes ate faqe prej qoseje teper te ruar teper te kurveruar…!

  • Kerko voten e anetaresise demokrate i nderuar.
    Po fillove te merresh me ata qe nuk kane filluar pune akoma,i bie te jesh profet.
    Analizoni punen tuaj se ne qe votojme e lexojme me mire voten,domethene ate qe nuk mori e djathta e jo cfare moren te tjeret.
    Keni shume pune per te bere,e ne ju paguajme per kete(shikoni fondet qe merrni) prandaj ne na intereson oponenca per qeverrisjen,jo tallava.

  • qa ke ba ti ne 2011 as enveri s ja ka ba familjes babait tend por mos harro xhozi shkoj per lesh ti do shkosh ne gevangenis more smerlap more vrases jana 84 kokrra edhe ty nuk ka uj si te lan as shurra e babait tan sal malokarit

  • Pale kush flet per deformim vote, Ishte Babloku qe vendoste me Ristanken e K Q Vjedhjeve po te hapen kutite e 2 viteve me pare(Saliu me siguri i dogji per te mos mbetur gjurme) prap se prape Rama do ishte me dhjete vota me shume ..u be si barsalete …Berisha do vertet me te dhene imunitet si shef opozite ne menyre qe Rama mos te plasi prapa hekurave per vjedhjen e dyte te shekullit me 300 milion euro te grabitura nga rruga e autokollonave te amerikes per daljen ne det…Edhe ne zgjedhjen e kryetarit te PD perflitet se do behen manipulime e duan tja fusin Holle-dashit …cfare dreq partie jeni qe ju ka dale nami i keq si hajdut votash…,Ku eshte Majlinda Kodrapasbregut qe ka fituar???? ajo dhe karficen e flokeve e vinte si katundare

  • Po ti or bashibuzuk akoma pa u bere kryetar do te rrezosh Edi Ramen. O ju jeni te degjeneruar deri ne ADN. Po si nuk paskeni te ngopur o vampira… Cfare i ka ngel Shqiperise akoma qe e doni me kaq ngulm…

  • NE TE DJATHTET E KEMI ”SHIKO SI BEJ UN POR MOS BE SI BEJ UN”LULKA HARROI SI I NX IRRTE ME DHUNE NJEREZIT NGA ZYRAT KUR I PUSHONTE NGA PUNA,

  • Kapeni hajdutin, therret HAJDUTI qe kerkon te behet kryetar Partie! Po ata mijera punonjes dhe specialiste te administrates shtetrore ku do vene, qe largove me banden berishiane per keto tete vite radhazi duke i zevendesuar me militant, injorant dhe …ant….anttt?! Po faturen financiare kujt do t’ja futesh, mbasi pjesa dermuese e tyre kan vendimet e gjykatave dhe ato te permbarimit per rikthim ne pune dhe dhenien e pages per gjithe kohen e qendrimit pa pune?! Puna e pare qe duhet te beje TAKS FORCA e qeverise se re Socialiste eshte te jape per ndjekje penale per shperdorim detyre me pasoja te renda ekonomike per buxhetin e shtetit te gjithe ata zyrtare qe kan larguar padrejtesisht dhe per motive politike punonjesit e administrates nga puna. Te jeni te bindur se ky Lulashi i Saliut do jete i pari ne listen e kriminelve ekonomik, qe pushtetin e kthyen ne nje kartel mafiozesh.

  • Ky Luli qenka me pa tru se Berisha .Deklaroje ne Sarande,si i vete shpallur ne krye te Pd ,se do ta mundi Ramen mbas 4 vjetve . Si argument, per tju mbushur mendjen pjesmarsve, na pruri zgjedhjet per kreun e Bashkise se Tiranes.
    Jo ne shqiptaret por gjithe bota pa me sy si u deformuan votart ne favor te tije me ndihmen e Ristanit .Ishte turpi me klasik ne 23 vjete zgjedhjesh ne Shqiperi.Sic nuk po kuptojne dhe sot pse deshtuan kaq thelle, nuk kane per te kuptuar, me keta pinjolle, se cdo ndodhi ne te ardhmen.
    Kur pyeten boksjerin M.Ali pse humbe titullin ai tha: Kundershtari ishte me i mire . Kur pyeten Frezerin (Luli) pse humbe u shpreh.Me beri hile kundershtari dhe arbitri e favorizoje.
    Luli duhesh te jeshe shume i madh qe te maresh vehten nga nokdauti qe te hodhi populli. Une e di pse e do vendin e Kryetarit te PD .Si perfaqsues i opozites ti shmangesh Drejtesise se popullit per mekatet qe ke bere. Sic futet Nanon ne burge per disa abuzime me ndihmat ashtu do te futeni dhe ju me skandalet qe jane shume here me te medhaja se te Nanos. Akuza per abuzime dhe vrasje nuk te hiqet sikur dhe Mbreti i Shqiperise te zgjidhesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *