Kryedemokrati Lulzim Basha foli në lidhje me procesin e votimit të anëtarësisë për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Basha tha se kjo mënyrë të votuari është një risi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.
“Kam ushtruar të drejtën time si anëtar në një proces që bëhet për herë të parë në Shqipëri dhe rajon. Është vota e anëtarësisë që vendos për përfaqësuesit e PD.
Pjesëmarrja masive e demokratëve në këtë proces është procesi i qartë i pjekurisë dhe vendosmërisë tonë që të bëjmë realitet mes radhëve tona atë që do të bëjmë për të gjithë shqiptarët“, tha Basha.
Kryedemokrati u pyet edhe për të përjashtuarit nga vota e anëtarësisë, siç ishte për shembull ish-deputeti Klevis Balliu. Në lidhje me këtë, Basha tha se ky proces nuk nxjerr të përjashtuar, pasi të gjithë i përkasin PD-së.
“Ky është një proces që vendos anëtarësia, mbi votën e anëtarësisë nuk ka asgjë. Është një proces që ska të përjashtuar. Vetë ky proces është dizenjuar në njëmënyrë të tillë që edhe të skualifikuarit nuk janë të përjashtuar, por pjesë e PD për të qeverisur nesër“, tha Basha.
o.j/dita

Pritet qe kur te vije pd leshelija ne pushtet ne 2036 Klevis krrici i Faros te behet minister i shpellareve te Astririt sepse Basha ka deklaruar se vendimi i pare qe do marre do jete kompensimi i shpellareve te Astirit, vetem kujdes mos i jepni laraskes me tufce qe kakariste pernate Lindita protoduarit perseri shperblim se 100 milion i ka mare dhe do genjeje perseri per te mare 100 milion te tjera. Keshtuqe ministrine e shpellareve te Astirit do ta drejtoje Klevis krrici i Faros.
Kjo shuplake ne turi te Fariut duhej per te vene mend te gjithe maskarenjt .
Populli nuk eshte qorr.