Basha krahason humbjen e PD-së në zgjedhje me atë të vitit 1991

DITA Online

Gjatë takimeve me demokratët e Sarandës, Selenicës, Himarës dhe Vlorës, Lulzim Basha krahasoi humbjen e PD në 25 qershor me rezultatin e vitit 2991.

“Këto kanë qenë katër vite përballje të ditë përditshme, duke nisur me luftën tonë për dekriminalizimin e institucioneve, luftën kundër drogës që erdhi si projekt sa i kriminelëve në pushtet, aq i Edi Ramës, si një projekt politik dhe natyrisht, betejën tonë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Anembanë Shqipërisë me përmasa të papara dhe dëgjuara ndonjëherë, me shtrirje kapilare dhe shumat më të larta të shpenzuara, Partia Socialiste dhe parti të tjera të pushtetit u angazhuan masivisht në shitblerjen e votës.

Ne ishim e vetmja forcë politike që bëmë një fushatë qytetare, europiane, me një ofertë për qytetarët.

Njësoj si në vitin 1991, kjo nuk mjaftoi. Sepse njësoj si atëherë, faktorët që vendosën nuk ishin votat dhe vullneti i shqiptarëve, por tjetërsimi i këtij vullneti duke përdorur frikën, dëshpërimin, dhe varfërinë e thelluar nga kjo qeveri për të blerë vota, për të kërcënuar dhe shantazhuar votuesit dhe për të tjetërsuar rezultatin”, u shpreh Lulzim Basha.

Share This Article
1 Comment
  • Ore Bashiq.Sa vjec ishe ne 91.Sepse merr persiper te thena e jo te bera e te provuar nga vetja yte.
    Sa here ti,qe merr fjalen krijon ngarkesa trunit fudull tendin plot byk e tallash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *