Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi në Tiranë, tha se në Republikën e re nuk do të ketë vend për pazare dhe matrapazë.
Basha tha: “Këtu nuk mund të ketë e nuk do të ketë kompromis me të keqen, kompromis me matrapazë, me shushunja që ngjiten pas agjendave ambicioze dhe i shndërrojnë ata në pluhur. E dini për kë e kam fjalën apo jo? I kemi pasur edhe vetë në shtëpi. Matrapazët nuk kanë vend.
Nuk do të ketë Pazar të vjetër, as Pazar të ri, as darkë peshku, as drekë ngjalash në Republikën e re.
Ndaj i bëj thirrje çdo qytetari dhe në veçanti atyre që janë skllavëruar nga partitë kienteliste të Republikës së vjetër, tua hedhin në fytyrë teserat që i kanë përdorur si tollona dhe të kthehen këtu në shtëpinë e lirisë. Në 90 ditë nxorët Republikën e vjetër nga gara dhe futët realitetin qytetar në garën politike.
Ju lus edhe për 20 ditë punë ta bëjmë këtë bashkim më të fortin që fuitorja e Republikës së re të jetë totale dhe e pakthyeshme, siç do të jetë Shqipëria e qytetarëve, siç do të jetë kryeministri i qytetarëve dhe i ekonomisë.”
E.Xh

Populli nuk din per ke te votoj.Cdo kryekar partie rreciton sharje e fyrje kundershtarit nga ma banalet qe nuk i perfshin as fjalori.
Ndersa fushata ka per qellim ti bahet e ditur popullit per programin qe paraqet cdo parti.Te mbledhin mendjen dhe ta votoj.
Keshtuqe fushata ka dal jasht binarve i asht fute hamullishtes dhe populli do votoj per ate qe shan e shilon ma shume apo nuk do shkoje fare tek kutia e zezrames se vet.