Pas shumë kohësh, Lulzim Basha kthehet të bëjë kryebashkiakun.
Ai ka lënë për një paradite angazhimet si kryetar i PD-së, për të zëvendësuar Enno Bozdon, që tashmë ka marrë rolin e kryebashkiakut të kryeqytetit.
Basha ka qenë prezent ditën e sotme në bllokun e banimit “Sadik Petrela”, ku ka inaguruar shtrimin e një rruge.
Sipas Bashës, punimet në Tiranë janë bllokuar nga kryeministri Edi Rama.
Ai thotë se Rama ka komplekse dhe smirë për arritjet e bashkisë nën drejtimin e tij.
“Me sa duket, jo çdokush është i lumtur dhe i gëzuar me këto punime.
Një trashëgimi e vjetër na ndjek nga pas, e cila nuk matet me cilësinë më të lartë por matet me bllokimin, me mentalitetin e luftës politike, edhe aty ku nuk ka vend për luftë politike, ku është e qartë se interesi qytetar është që puna të ecë përpara.
Ata që janë mbartës të këtij mentaliteti të vjetër dhe të vjetëruar për shqiptarët e shohin këtë si një sfidë dhe në fakt është një sfidë për mosperformancën, është një sfidë për fjalët e shumta pa bukë, është një sfidë për paradat imagjinare të sukseseve por pa asnjë prodhim, pa asnjë vend pune, pa asnjë vepër.
Në këtë kuptim është dhe duhet të jetë sfidë por një sfidë për t’u konkurruar me vepra dhe jo me fjalë e jo një sfidë për t’u kthyer në luftë politike të paprinciptë, në bllokim si ai që ka përjetuar Bashkia e Tiranës, qytetarët e Tiranës, për shkak të komplekseve personale të ish – kryetarit të Bashkisë i cili ia doli që për më shumë se 7 muaj të bllokonte buxhetin e bashkë me të varrezat, shkollat, kopshtet, çerdhet, projektet strategjike të qytetit të Tiranës dhe mijëra e mijëra vende pune që do ishin krijuar, nëse Edi Rama nuk do ta kishte bërë këtë bllokim.
Qytetarët e Tiranës, Bashkia e Tiranës dhe unë jemi optimistë dhe të vendosur.
Kemi ecur e do të vijojmë të ecim në realizimin e projekteve tona, u ofrojmë një cilësi të re jete qytetarëve të Tiranës, veçanërisht vogëlushëve të Tiranës të cilët janë vogëlushë me standarde dhe kërkesa europiane, rinisë së Tiranës dhe gjithë qytetarëve të kryeqytetit”, tha Basha,
Lind pyetja, po kur ishte Doktori në pushtet, kush e bllokoi Bashën, që e ka lënë kryeqytetin në mëshirë të fatit?/b.l

nejse filloi te mbaj fjalen e dhene ne 8 maj 2011, qe cdo te premte do pres popullin ne zyre, por nejse ka dale ne rruge dhe takohety me militantet e PD
Basha mbas 7 vjetesh mund te vije ne pushtet. Dhe po deshi iLIr Meta.
O Basha! O mjeran!
Ti ke tre vjet i emeruar( jo i zgjedhur ), ne bashkine e Tiranes dhe nuk ke bere asnje gje qe te thuhet: Ja, kjo u be kur ishte kryetar Basha! A te kujtohet mbikalimi ne Zogu i Zi? Pse e prishi babai ose idhulli yt? Kishte cmire! Po unazen e madhe te Tiranes pse nuk ja lejoi Rames babi yt ta ndertonte? Kishte cmire! E pra, ti dhe yt ate berisha keni cmire se nuk arrini kurre as sa e njeqindta e asaj qe beri Rama sa ishte kryebashkiak. O mjeran! Ti mendon se te degjojne e te besojne? As ti nuk e beson ate qe thua e jo me ne qe nuk te kemi pare per tre vjet rresht ne zyrat e bashkise( se nuk te le detyra e kryetarllekut) qe po e ben persosmerisht!
Ëëëëëëëë. Ëhëëëëëëë.
Ky kujton se jane te gjithe si vetja e tij?
ate tranvajen…..se po te mbaron mandati o bukuroshi amsterdamit.
Në cilën detyrë jeni kthyer ju Z.Krye-tar ! Ju as nuk keni qenë dhe as jeni ndonjëherë në detyre..Kanë 3 muaj banorët e kompleksit “ORION”,tek Rruga e Dibrës,ngjitur me Komisariatin Nr.4 që ju kanë bërë dhjetra ankesa për rrugën e hyrjes për në pallat që jua ka zënë me tavolina dhe karrige lokali “Zgara Korçare” si dhe për tymrat që lëshon në gjithë kompleksin ky lokal me pronar Andi Prifti dhe Manjola Prifti(Ish-gruaja e Mirit të Xhikes) dhe ju nuk keni marrë ASNJË masë..Jemi ankuar edhe tek Z.Topalli dhe Z.Mataj por edhe këta e kanë lënë moralin peng tek QOFTET e Zgarës Korçare…
Kaq te pa zot jane keta te PD te jene te gjithe me fillore dhe me e keqja nuk din te flasin vertet premtimet nuk i mbajne por te pakten te kene menyren e komunikimit me popullin se te gjitha premtimet nuk realizohen Te degjosh Bashen eshte cmenduri me mir te degjosh nje femi me filloredhe komunikon me mir se ky bufi Basha
Po per te pastruar dhe larguar shitsit abuzive Rama e bllokon?
O Lulke ke te drejte qe akuzon Ramen se po te veproj Rama me maturi dhe me zgjuarsi ti zotrote se bashku me 40 hajdute, duhet te ishe ne burg por zotrote je i lire dhe ben gam-gam se ta do puna ,se sa per popullin e Tiranes as te shkon ,ne mend se populli per ty si individ eshte injorant dhe ti mendon se s’merr vesh,por ti nuk e di se populli ti kendon kartat ne xhep.