Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kujtuar ditën e sotme liberalizimin e vizave.
Me anë të një mesazhi të bërë në rrjetet sociale, Basha shprehet se fluturim i parë në Bruksel në 15 dhjetor 2010, përfaqëson arritjen më të madhe drejt Bashkimit Europian.
Po ashtu, kryedemokrati i bën thirrje demorkratëve se në 18 Dhjetor duhet të bashkohen dhe ta lënë pas të kaluarën.
Postimi i Bashës:
Në 15 dhjetor 2010 ne demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit. Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro. Në këtë ditë të bukur fare pranë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 18 dhjetorit, detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë.
j.l./ dita
po ur mashtro ene ky funderine Haleshe heeeeeej
hahahahahahaha
vish Tangat se Parti po afron
ta shkerdhefte Shqiperia rracen o irakian i peshtire