Basha: Lavdi familjes Jashari dhe bijve të shqipes

Dita

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përkujtuar sot betejën e Prekazit.

18 vjet më parë Jasharët i treguan botës mbarë se çfarë çmimi ka liria për shqiptarin, thuhet në deklaratën për media të liderit të selisë blu.

“Beteja epike e familjes Jashari me në krye komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari vuri gjakun e tyre të kulluar arbëror në themelet e Kosovës së lirë e të pavarur!

Lavdi të pavdekshme komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, nderim përjetë familjes Jashari dhe bijve e bijave të shqipes që dhanë jetën për liri!”, deklaron Basha.

Share This Article
4 Comments
  • Keta qe e tradhetuan dhe e vrane i ka nxjerre Serbi te duken si patriote. Perdhosja me e madhe e kujtimit dhe emrit te atyre qe e arrestuan dhe kontribuan ne vrasjen e tij dhe te familjes se tij. Populli ju njeh morre tradhetare dhe keto pafytyresi tuajat nuk i ha njeri. Nje dite do tju behet gjygji popullor per te gjitha tradhetite qe i keni bere dhe po i beni ketij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *