Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka dërguar një letër Presidentit të Komisionit të Venecias Gianni Buquicchio pas miratimit me konsensus të reformës në drejtësi sipas rekomandimeve të Venecias.
Në letrën e tij, Basha thekson se opozita u angazhua tërësisht në rrugën e gjatë të negociatave për të bërë të mundur që reforma në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese të bëheshin në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Letra e Lulzim Bashës dërguar Presidentit të Komisionit të Venecias:
SH.T.Z. Gianni Buquicchio
President
Komisioni Europian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit
Komisioni i Venecias
Tiranë, 25 Korrik 2016
I nderuar President Buquicchio,
Më lejoni të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time më të thellë për Komisionin e Venecias dhe për Ju zoti President, për mbështetjen e jazhtëzakonshme që keni dhënë në drejtimin e përpjekjeve për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.
Me kënaqësi të veçantë Ju informoj se ndryshimet Kushtetuese të Reformës në Drejtësi u votuan unanimisht nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të datës 21 Korrik 2016.
Në përmbyllje të kësaj faze të procesit, dhe në emër të Partise Demokratike dhe Opozitës shqiptare, më lejoni të shpreh mirenjohjen më të përzemërt për Komisionin e Venecias, për rolin Tuaj të pazëvendësueshëm në realizimin me sukses të kësaj faze të Reformës, duke garantuar nëpërmjet rekomandimeve Tuaja në të dy Opinionet që ndryshimet kushtetuese për sistemin e drejtësisë në Shqipëri të jene në përputhje me standardet më të mira europiane dhe ndërkombëtare si dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Ekspertiza profesionale dhe rekomandimet e qarta të Komisionit të Venecias siguruan ndryshime tërësore dhe permiresime të thella të Amendamenteve Kushtetuese, duke i hapur rrugë ndërtimit të një drejtësie të pavarur, llogaridhënëse dhe politikisht të pakapur, që lufton korrupsionin në nivelet më të larta dhe krimin e organizuar. Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare ka investuar të gjitha përpjekjet e saj që këto parime të respektoheshin përgjatë gjithë procesit të Reformës në Drejtësi.
Nisur nga zotimi im personal për të garantuar zbatimin e plotë të Opinionit Final të Komisionit të Venecias, jam i lumtur të ndaj me ju faktin se pavarësisht sfidave të panumërta dhe pengesave të vështira përgjatë gjithë këtij procesi, opozita shqiptare ia doli të siguronte që ndryshimet kushtetuese të votuara të jenë në përputhje me Rekomandimet Tuaja.
Në këtë kuadër, më lejoni t’Ju rikonfirmoj vlerësimin tim më të lartë për rolin dhe kontributin e Komisionit të Venecias, në përfundimin me sukses të fazës së parë të Reformës në Drejtësi, si edhe për kontributin Tuaj të mëhershëm në realizimin e Reformës së Dekriminalizimit.
Është bindja ime e thellë se miratimi i këtyre dy reformave kyçe; në përputhje me standardet e Komisionit të Venecias, është një investim solid për qytetarët shqiptarë dhe të ardhmen e tyre europiane.
Ju lutem pranoni, i Nderuar President Buquicchio, sigurimet e konsideratës dhe vlerësimit tim më të lartë për Ju dhe anëtarët e Komisionit të Venecias.
Lulzim Basha
Kryetar
Partia Demokratike e Shqiperisë

hahahaaaaa ky eshte k…e fare harri se cfar i beri mderkombetareve ,don te laje m…n me shurre
Shikojeni me kujdes këtë profil-Lulëzimi-një nur i vertete bukurie. Pamja eshte me madheshtore ne ballor, ku spikat sidomos nje mjekër “Fondo schiena”(By..a)-.Ky eshte Ylli qe po ngjitet. Nuk dihet me siguri sa do te fluturoje me pras ….. , por eshte e sigurte qe kur te mbaroje prasi, drejtimi eshte per tek 313. Ky manipulues i llahtarshem shqipfoles, por edhe i dokumentave te institucioneve amerikane dhe europiane të habit me “standardet” e hipokrizizë. Kjo pjelle politike deshtake e nje ”mostre” si Mareshalli SaliQëni -”Qenit qe te ha tines”, ketij ”manjaku paranojak dhe delenxhi”, i cili eshte edhe ”shqiptari(?)”-MË ANTISHQIPTAR I TË GJITHA KOHËRAVE, te kujton Robert Çamçakezin, qe vinte verdalle neper ”kantjere”?! Nje gje eshte akoma e pa qarte. Kush do ta gjeje shokun brenda. Per momentin dua tu kujtoj te dyve, atyre që nuk kane as sy as veshe si dhe atyre qe kane sy e veshe, por nuk duan te shohin dhe te ndegjojne:
1)Tek ai guri me vërë, një nga një do shkojnë të tërë. A thua do ta nxërë Mareshallin, sepse Lulëzimi kalon kollaj? Kthim mbrapa nuk ka.
2)Minjtë po dalin nga galeria. (Vrima e miut 300 grosh- a thua do të mjaftojë 313 ?)
3)Kur historia nuk njihet, ajo perseritet. Vini re ngjashmerine, jo vetem vizive, te Lulëzimit me shokun Enver, kur edhe ai ishte nje yll ne ngjitje:
-Shoku Enver thoshte qe ka studiuar ne Perendim. Ketu nuk mund te leme pa permendur sjelljen e tij ekzeplare prej nje bukeshkal,i tinzari dhe vrasesi me bamiresin e tij Bahri Omari(kunati i tij), qe e efinancoi, e strehoi dhe e çoi ne shkolle ne France.
-Lulëzim Basha, thote po njelloj, se ka studiuar ne perendim. Por edhe ketu nuk mund te leme pa permendur sjelljen e tij ekzeplare prej nje bukeshkali, tinzar dhe te pacipe me bamiresin hollandez, qe e mori nga Rinasi, ku punonte si kamarjer, e strehoi dhe e çoi ne shkolle ne Hollande.
-Enver Hoxhen, ndonse ishte nje i panjohur ne jeten politike te kohes, e futi ne politike dhe e vuri ne krye te PKSH serbi Miladin Popoviç, mbasi e njihte mire karakterin e tij prej servili dhe te binduri ndaj jugosllaveve.
-Lulëzim Bashën, ndonse edhe ai ishte nje i panjohur ne jeten politike te kohes, e futi ne politike dhe e vuri ne krye te PDSH, po nje serboman-Sali Berisha, mbasi edhe ai e njihte mire karakterin e tij prej servili dhe te binduri, per me teper kishte rekomandimin e Argites(Lady Macbeth).
Si Ustai ashtu edhe Çiraku duhet ta kuptojne, perpara se te jete vone, qe ata duhet te largohen nga jeta e shoqerore dhe politike e shqiptareve durim mëdhej.
Kesaj i thone qe te falenderoje banditi policine!