Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar pasditen e sotme takimin përmbyllës të fushatës elektorale me mbështetësit e Elbasanit. Teksa u ka kërkuar votën për forcën politike që ai drejton, Basha tha nga podiumi se gjatë kohës që ai mbante fjalën e tij para demokratëve të Elbasanit, ka marrë një lajm të mire.
Bëhet fjalë për një mesazh, që kryedemokrati Basha ka marrë nga kreu i Partisë Popullore Europiane, të cilin ai e ka lexuar para mbështetësve të PD-së në Elbasan.
Basha tha se PPE mbështet Partinë Demokratike, dhe thotë se programi i kësaj force politike është i vetmi që garanton zhvillimin e ekonomisë.
“PD është alternativa e vetme për zhvillimin e ekonomisë dhe me plan të detajuar për zhvillimin e vendit dhe për të investuar për të rinjtë, e jo vetëm. Është e rëndësishme që Shqipëria të vijojë me reformën në drejtësi, vettingun, dhe luftën ndaj drogës dhe krimit të organizuar”, lexoi Basha nga mesazhi i PPE.

PD alternativa e vetme per te ushtruar hajduterine.Kush asht mesue nuk rrin pushue.