Portali i njohur grek, Newpost.gr, publikon të mërkurën një shkrim analitik për kryetarin e partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Portali u referohet lëvizjeve të Athinës për zgjidhjen e problemeve të hapura dhe normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.
“Ai që gjendet përballë Edi Ramës, është kreu i partisë demokratike Lulzim Basha”, shkruan Newpost.
Më tej portali grek paraqet CV-në e tij, me theks në periudhën kur Basha ishte ministër dhe kur sipas Newpost, kishte një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë dhe produktive me shefen e atëhershme të diplomacisë greke, Dora Bakojanis, e cila është motra e kryetarit të sotëm të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.
Portali grek thotë se Lulzim Basha pritet të jetë kryeministri i ri i Shqipërisë pas zgjedhjeve të ardhshme.
Në të njëjtën kohë, edhe Greqia po shkon drejt ndryshimit të qeverisë, sipas gjithë sondazheve që kanë dalë në dritë, shton Newpost, që njihet dhe për orientimin pro partisë më të madhe opozitare greke.
“Duke synuar edhe votat e shqiptarëve që kanë marrë nënshtetësinë, por edhe të minoritarëve grekë që gjithashtu kanë me shumicë të drejtë vote, Demokracia e Re mëton t’i shtojë dhe penelata rajonale profilit të vet. Si një qeveri e cila do të zhbllokojë negociatat me Tiranën dhe duke lënë të kuptohet se në tryezën e bisedimeve preferon të ketë kishte aleatët e vet ideologjikë, pra demokratët e Lulzim Bashës”.
Vetëm se, Edi Rama nuk duket se ka ndërmend të shkojë në zgjedhje, ndërsa Greqia do t’i mbajë zgjedhjet parlamentare, më së voni, në Tetor të këtij viti, – thuhet në Newpost
v.l/ Dita

BANDA E ANTISHQIPTAREVE PD
VEGLA JOVETEM TE GREKUT
POR GJITHCKAJE ANTISHQIPTARE
NE NJI SHTET TJETER I KISHIN BERE USHQIM PER PULA KTE BERISHEN METEN
QENT BESNIK TE GREKUT
Spiunet dhe tradhtaret shiptare jane financuar dhe mbeshtetur nga armiqte tane shoviniste: megali idheistet greke dhe nacertanistet serbe. Une shpresoj se Lulzim Basha do te zgjidhet kryetari i kuvendit te Burgut te Recit.
O idiote eshte nje portal nga mijerat qe ka greqia. Eshte sikur nje I huaj te lexoje syri.net dhe te arrije ne perfundim se shqiptaret vdesin per lulin. Filluan gerxhot direkt te flasin per shovinista e arqiomarksista e monarko fashista, o trumykur