Lulzim Basha ka shtruar ditën e djeshme një iftar me rastin e “Natës së Kadrit”.
Gjatë fjalimit të tij, ai është lutur që gjithë politikanët të jenë të vërtetë, të dobishëm dhe të përgjegjshëm.
Por, ai është përpjekur që në mënyrë të tërthortë të nxisë besimtarët myslimanë kundër qeverisë.
Basha ka thënë se po luhet me durimin e këtyre të fundit për Xhaminë e Madhe.
“T’i lutemi Zotit që të zbresë sa më shumë mençuri, sa më shumë vendosmëri, e sa më shumë dashuri në shpirtrat e gjithë shqiptarëve, e në veçanti të vendimmarrësve, e të na udhëheqë në rrugën e vendimeve të duhura e të drejta, të na heqë nga rruga e vendimeve të gabuara, e të na mundësojë në këtë mënyrë të jemi të vërtetë dhe të dobishëm në punën tonë dhe betimit tonë për t’i shërbyer njerëzve dhe këtij vendi.
Të lutemi, po kështu që vendime të mëdha e të rëndësishme që i kemi marrë dhe që i kanë testuar durimin dhe zemërgjerësinë e besimtarëve të kryeqytetit, siç është ai për Xhaminë e Madhe, të marrin rrugën e duhur, dhe mbi të gjitha, të lutemi që të gjithë shqiptarët, pa përjashtim, pa dallim, kjo natë t’i bekojë në të gjitha pikëpamjet, shpirtërore, njerëzore, të lutemi për më të vobektit, e më në nevojë për më shumë mundësi e mirëqenie për ta.
Le të lutemi që të gjithëve ne të na bekojë, duke na dhënë forcën dhe kurajon për të ecur në rrugën e drejtë”, ka thënë Basha gjatë fjalimit të tij.
Xhamia e Madhe ka mbetur peng i faktit se qeveria kërkon që bashkë me të të mos ndërtohen edhe dy qendra tregtare./b.l

Kurrë mos u ndërtoftë ajo xhami ashtu siç e do Lulushi i vogël i punëve të prapa.
Ah LULUSHE Karabushe.
Ke fillu te zbatosh planin serb te nxitjer se konflikteve nderfetare ne Shqypni.
Ah mor agjent i ndyre,do te vetdigjej ne zjorrmin ke ke fillu te ndezesh.
shif boj tironsve tramvajin qi premtove,ti moj NDYRSIN e Berishes
Sa i pafytyre je o Bashuci i Gites….injorant ne kuptimin e plot te fjales.
Edhe lutjet i ka fallco. Me hile. Gjyna zoti lul gjyna qe kerkon tju a hedhesh besimtareve.
Ky shkrim mund te quhej ndryshe “FOLE LULEZIM TE LUMTE GOJA”.
Sa kupton GOMARI nga MUZIKA, kupton BASHA nga POLITIKA.
Nje dallkauk islamik,na eshte ngjitur si bajga ne kepuce.