Basha i vetëm në zgjedhje, e braktis edhe aleati tjetër: Zgjedhjet me këtë kryeministër, të pamoralshme

Elena Tase

Pavarësisht se tri parti opozitare kanë paraqitur kërkesë zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për nisjen e procedurave për organizimin e zgjedhjeve vendore në 13 tetor, brenda saj  janë skeptikë nëse ato do të mbahen. Një prej tyre është edhe kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili shprehet se nuk ka besim se zgjedhjet vendore do të mbahen në 13 tetor.

Sipas tij kjo bëhet e pamundur për shkak se qeveria po drejton në kushtet e një grushti shteti dhe ku KQZ si vegël e saj nuk pranon të zbatojë Kushtetutën. Gjithsesi ndryshe nga sa deklaronin gati dy muaj më parë duket se e gjithë opozita ka hequr dorë nga kushti që kishte që nuk do të futej në zgjedhje me Ramën kryeministër. Sipas Ndokës opozita është e gatshme që të futet sot në zgjedhje me apo pa Ramën kryeministër.

“Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje në çdo datë me këtë dhe pa këtë kryeministër, por nuk është morale as politike t’i besosh organizimin e zgjedhjeve një kryeministri që është kapur duke i vjedhur dhe blerë ato, me ministrat dhe deputetët e tij së bashku me grupet kriminale”, – shprehet Ndoka.

Sa i përket aksionit opozitar kryedemokristiani thekson se ai ishte i suksesshëm, sepse e bëri popullin që të mos besojë më te qeveria dhe ta shohë të djathtën si shpresë për të ardhmen.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments
  • Ceshtja e shtruar per zgjidhej eshte tjeter gje,Eshte dalja jashte ligjit Partia Demokratike si parti Terroriste qe po te numrosh dekralatat e saje te dhunshme asjo nuk duhet te jete me force politike pore nje organizat kriminale qe ne keto 28 vjet vetem krim te panumeruera ka bere.!
    Fale SHBA-se se me daten 30 Qershor ajo do ta pergjakte popullin.
    Berisha akom thote “Lufta per Demokraci ja vlen c`fardo forme te p[erdoresh qe do te thote edhe dhunen.!
    Prandaj ky eshte problem qe sote shtrohet per zgjidhje e jo Edi Rama. Adi Rama eshte Ring.Perse nuk i del Basha Rama nukl ka faj.
    Rama deri me sote askend nuk ka vrare. Ndersa PD me qindar.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *