Basha mbledh aleatët, s’ka vendim të unifikuar për qëndrimin ndaj Parlamentit

anazapta

Kreu i PD-së mblodhi sot në selinë blu aleatët, për të diskutuar rreth qëndrimit që do të mbahet ndaj Parlamentit.

Burime nga tryeza konfirmojnë se ky takim ka qenë konsultativ dhe nuk ka konkluduar në asnjë vendimmarrje, ndërsa pritet që një tjetër takim të zhvillohet të enjten, pak përpara zhvillimit të seancës parlamentare

Pas takimit, kreu i PR-së Fatmir Mediu është shprehur për mediat se përpara nisjes së seancës plenare të Parlamentit do të merret edhe vendimi nëse opozita do të marrë pjesë ose jo në punimet plenare.

“Do të vendosim së bashku të enjten në mëngjes kush do të jetë veprimi. Nuk pranojmë që të jemi pjesë e një Parlamenti që nuk funksionin sipas ligjit”, tha Mediu.

Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha u shpreh se në fokus të bisedimeve ishte aksioni opozitar dhe vendimet antikushtetuese të mazhorancës.

“Ne jemi me qytetarët, me ata që janë në fund të fundit  duke ndjerë ditë për ditë në kurrrizin e tyre, në xhepat e tyre hallet e panumërta që po u vërtit kjo qeveri me papërgjegjshmërinë, paligjshmërinë dhe mungesën totale të ndjeshmërisë, pashpirtësinë e saj në vendimet korruptive dhe mosvendimet sa i përket ekonomisë së vendit, papunësisë dhe varfërisë. Po kordinojmë me aleatët tanë aksionin tonë opozitar sa i përket shkeljes së paprecedentë të Kushtetutës, ligjit, rregullores së Kuvendit. Pra sjelljet antiligj, anti kushtetues dhe në thelb anti europian të kësaj mazhorance e cila rekordit të saj të zi në opozitë si bllokuese  e statusit po i vendos një rekord tjetër të zi tashmë si mazhorancë si dirigjente e rrezikimit të aspiratës mbarë popullore të anëtarësimit në Bashkimin Europian. Këto janë çështjet të cilat po diskutojmë dhe në vijimësi do t`ju mbajmë të informuar”, tha Basha.

 

Share This Article
5 Comments
  • O Kamarier,

    kush te beson Ty.

    Cfare flet sot nuk flet neser …. here-keshtu here-ashtu.

    Ti qe me vota te vjedhura krimineli Sali te beri kryetar bashkie dhe Cetes-Veriore PD-se.

    Edhe Ti mashtrus verior dhe hajdut Zogist.

  • Basha mbledh aleatët, s’ka vendim të unifikuar për qëndrimin ndaj Parlamentit [titulli]

    C’eshte kjo lunaci?

    C’qendrim mbaj nje parlamentar ndaj parlamentit?

    Jemi ne 2014, qe….

  • PD eshte kthyer ne symbol te se keqes, ashtu si ishte Partia Komuniste para 20 vjetesh. Serbet ia kane dhene te qarte detyren PD (ashtu si aia dhane PKSH) per ta tradhetuar e shkaterruar shtetin shqiptar. E mira e kujt jane per shembull veprimet e PD? Apo verpon si majmuni: kopjon te keqen e kaluar te te tjereve?

  • recitoj keto vargje per dy rrumpalle/ per Salari-Lulushin, babe e djale.
    Do te mblidhemi ne proteste/humbjen do ta kthejme ne feste/do te akuzojme “krimin” Rama-Mete/gjithe te keqiat qe beme vete.
    Keshtu e luftojme hajduterine/me te cilen vume pasurine/depozitat, bizneset dhe shtepite/ korrupsionin qe i dhame drite.
    Ne vrame hallexhinjte e protestes/te mbrojtur nga lobimi i Podestes/mbrojtem shpifjet, vrasjet, vjedhjet/gjersa masken na e çorren zgjedhjet.
    Ky popull injorant, i çmendur/bolleku e ka hutuar, trembur/na shtyu, na hodhi ne gremine/
    dhe tani na tregon qeline.
    Salariu,shpellari i bjeshkes/ia shtrengon doren Timoshenkos/sepse ai don t’i tregoje botes/ perdredhjet e tij si te kobres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *