Basha mbledh Grupin, pritet reagimi i deputetëve ndaj JO-së

redaktor

Kreu i demokratëve mbledh grupin parlamentarë të PD-së. Vetëm pak minuta më parë, Lulzim Basha, ka thirrur mbledhjen e deputetëve të PD-së në qendër të të cilit është Reforma në Drejtësi.

Mbledhja e grupi të PD zhvillohet në sfondin e disa zhvillimeve paj tensionuese po të kemi parasysh se nëpërmjet një kundërpropozimi Basha ka hedhur poshtë ofertën më të fundi të zyrtarëve të lartë amerikan që mundësonte një kompromis mes pozitës dhe opozitës për draftin e reformës në drejtësi.

Propozimi i Nuland ishte një gërshetim midis kërkesave të PD dhe ayre të PS. Por Basha e ka hedhur poshtë edhe këtë ndëmjetësim amerikan.

Kjo ka bërë që administrata amerikane nëpërmjet ambasadorit amerikan në Tiranë Lu, të shprehë hapur zhgënjimin e saj ndaj Bashës.

Thelbi i PD-së është që të mos ketë vetting nga ndërkombëtarët për emërimet në sistemin e drejtësisë.

Thënë shqip Basha dhe Berisha duan të vijojnë të kontrollojnë politikisht emërimet në sistemin e drejtsisë, kontroll ky që ka bërë të kemi sot një nga sistemet më të kalbura të drejtësisë jo vetëm në Europë, por edhe në Ballkan.

Nuk dihet se cili do të jetë reagimi i deputetëve të PD-së, por natyrisht refuzimi i Bashës ndaj ofertës së zyrtarëve më të lartë amerikan tregon regresin e kësaj force politike që është kthyer tashmë një nga partitë më anti SHBA në Ballkan dhe Europë.

Share This Article
2 Comments
  • Eshte momenti qe populli Shqiptar te reagoj sepse vendoset e ardhmja e tij. Ne rast te kundert do na neperkembin dhe poshterojne gjithe jeten. Forca e popullit vendos per te ardhmen e tij ndryshe te mos ankohemi se kaq meritojme .

  • TE ENJTEN 21 KORRIK, TE GJITHE TE RRETHOJME PARLAMENTIN, OSE DO TE DALE DREJTESIA PREJ ATY OSE KUFOMAT E KRIMINELEVE QE KANE RRJEPUR KETE POPULL PER 26 VITE ME RRADHE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *