Basha mbledh krerët e degëve, përgatitje për protesta në rrethe

Ornela

Sot pasdite lideri i opozitës Lulzim Basha do të mbledhë kryetarët e degëve për të detajuar aksionin opozitar.

Pas dorëzimit të mandateve, aksioni kryesor i opozitës do të jetë protesta dhe mbledhja e sotme do të përcaktojë kalendarin e këtyre tubimeve qe do të zhvillohen jo vetëm në Tiranë por në të gjithë vendin.

Ashtu siç u vendos mbrëmë në mbledhjen e kryesisë, kryetarët e Partisë Demokratike në rrethe do të punojnë jo vetëm për denoncimin e aferave të qeverisë “Rama”, por do të përgatiten edhe për betejën zgjedhore.

Të gjitha strukturat do të fokusohen edhe tek shpjegimi i programit të PD pasi sipas liderit të opozitës Lulzim Basha, zgjedhjet janë afër.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • Moj lulzime,nuku ka zgjedhje te aferta pa u pergatitur kodi i ri zgjedhor,fleje mendjen ti bashke me ramavicin e monavicen, sozine tende.Demagogjise komuniste nazifashiste,”sherbe,perca e sundo,dhe mashtro,mashtro se dicka do te fitosh”i mbarojevaji kandilit.O lulzime,jemi ne shekullin e elektronikes e jo te injorances,nuke han me populli sapunin tuaj per djath.Besoni,binduni e ndaluni ne marrite tuaj, kaloni VETTINGUN, e pastaj ribeni kodin zgjegjore dhe prrallisni nese do te jeni ne zgjedhjet e ardheshme.

  • Ky asht batakqi jo vetem i vetvetes por i te gjithe anetarve te partise dhe kryesisht te kolegve te tije ish deputet,(sot te djegur e te zhuritur ne prush e hi).
    Ne kete mbledhje separit duhesh ti kerkonte te falur te gjithve(totalit,brutto) te Partise dhe kryesisht ndaj Deputetve qe i dogji mandatet pa kurrfare perfitim frutit.
    Cdo gja tjeter ne kete mbledhje asht shterpe dhe komplet hajvanllekshe nese vashdojne protestat.
    Keto me c’kane veprue duhet t’ia fillojne kangeve te vajtimit ose te gjejne nji vajtojse qe percjelle te vdekurit tek te shumtete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *