Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pritet që në orën 11:00 të kësaj të hëne të zhvillojë mbledhjen e përbashkët të kryesisë dhe grupit.
Në takim do të flitet për masat organizative për vijimin e aksionit politik. Një tjetër pikë, është edhe organizimi i protestës së 13 Prillit.
Opozita kërkon me ngulm dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, me pretendimin se qeveria është e përfshirë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Protestat përkojnë sërish me pritshmëritë e Shqipërisë për hapat e mëtejshëm drejt integrimit europian.
o.j/dita
