Basha mbledhje me drejtuesit e departamenteve dhe sekretariateve

Dita

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  mblodhi mbrëmjen e sotme në selinë blu drejtuesit e Departamenteve dhe Sekretariateve të kësaj partie.

Mbledhja që u mbajt me dyer të mbyllura vjen në kuadër të hartimit të programit, por po ashtu mendohet se është diskutuar edhe për aksionin opozitar.

Në mbledhjen e një dite më parë të grupit parlamentar dhe Kryesisë u vendos krijimi i një aleance të gjerë me qytetarët për Tiranën lidhur me kundërshtimin e ndërtimit të këndit të lojërave tek parku, nga ana tjetër u lajmërua së shpejti edhe një protestë në rang kombëtar mbi të gjitha problematikat e ngritura nga PD lidhur me atë që ajo e quan keqqeverisje të mazhorancës së majtë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *