Basha mbledhje me ekspertët për Reformën Zgjedhore në selinë e PD-së

Leda Hysa

Kryetari i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha do të ketë ditën e sotme një mbledhje me ekspertët për Reformën Zgjedhore në selinë e PD-së.

Ky takim vjen pas mbledhjeve të njëpasnjëshme e që kanë zgjatur mbi 9 orë, mes anëtarëve të Këshillit politik dhe ambasadorëve.

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka qenë e prerë dhe shumë e qartë në mesazhin e saj mbrëmjen e djeshme,  e cila u shpreh në përfundim të takimit se përgjegjësia është Lulzim Bashës duke i thënë hapur se “topi është në fushën e tij dhe tashmë ai ka në dorë integrimin e vendit”.

Ditën e djeshme, Basha me një deklaratë tepër të shkurtër tha se është arritur progres për zgjedhore, por ka ende një çështje pa zgjidhur. “Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor, ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Sigurojë shqiptarët që opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme”, tha Basha.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *