Basha, me aleatët: Garantim të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Elton Tafaruci

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është takuar me aleatët e djathtë mesditën e të hënës, ku temë kryesore kanë qënë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. E gjithë vëmendja e opozitës, tha ai, është fokusuar tek garantimi i zgjedhjeve të lira.

“Propozimi do të marrë formë finale pas diskutimit me të gjithë partitë e koalicionit opozitar. Ka një sërë opsionesh votim elektronik. Numërimi elektronik është tashmë reflektim ligjor që duhet respektuar në zgjedhjet e ardhshme”, tha Basha.

Ai ka diskutuar me aleatët edhe çështjen e sistemit zgjedhor ku tha se kanë diskutuar për të gjitha opsionet që nga korrektimi proporcional. “Mirëbesim vetëm nëse garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Basha.

Kreu i opozitës ka diskutuar me aleatët edhe platformën ekonomike të Partisë Demokratike.

Share This Article
2 Comments
  • Po kush e besoin kete eshte pyetja? Kush bente budall me hi ne koalicione me nje njeri qe nuk respekton fjale e vete?

  • Po pse more i pa udhe…,nuk te mjaftojne kemishezinjte tipike te KU-Klus-Klanit , qe ke mbuluar nen emrin e Azem Hajdarit ????? !!!!!! Kur flet ti per zgjedhje te lira e te ndershme , ua sjell njerezve zorret tek goja.!
    C`te mire mund te presesh nga kusare , bandite e vrases , si puna jote ?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *