Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ripërsëriti kërkesën ndaj demokratëve për të rrëzuar qeverinë më 8 dhjetor.
Në Ditën e Rinisë që demokratët e kanë shpallur festë zyrtarëve pritet që ata të dalin në shesh pa ndonjë plan konkret dhe pa ide të qarta se si do të rrëzojnë qeverinë.
“8 dhjetori që vjen është dita për të bërë sërish histori, dita e marshimit të madh të protestës dhe e protestës popullore dhe marshimit në bulevard, është dita për shkarkimin e qeverisë së katastrofës kombëtare Rama-Meta”, u shpreh Basha në konventën e Forumit Rinor të Partisë Demokratike për Tiranën.
Kreu demokrat deklaroi se në dy vjet qeverisje, asnjë grup shoqëror nuk ka parë ditë më të mira se sa klientët e qeverisë.
“Të gënjyer të sëmurët që nuk shohin asnjë përmirësim në spitale, por vetëm përkeqësim dhe shohin sesi të afërmit e tyre, në vend që të marrin kujdesin e premtuar falas, përballen me standardet më të zeza. Të mashtrua, ushtria e të papunëve shqiptarë, që çdo natë u shtohet pasiguria për bukën e fëmijëve. Të lënduar fermerët që janë lënë në mëshirë të fatit dhe motit dhe më keq, atëherë kur arrijnë të mbijetojnë, u del para një qeveri që i godet në treg”, shtoi ai.
Basha risolli edhe çështjen e ligjit të arsimit të lartë, të cilin e mbështeti heshturazi, duke deklaruar se ai cenon interesat e studentëve.
“Të cenuar një mori studentësh nga pabesia e Edi Ramës me ligjin korruptiv të arsimit të lartë që privon mijëra student nga pamundësi financiare dhe do të mashtrojë dhjetëra mijë të tjerë nëse do ta lejojmë të vazhdojë. Të mashtruar, pronarët; të përndjekurit, që janë rivrarë nga Edi Rama me dekorimin që u bëri xhelatëve të diktaturës. Të vjedhur të gjithë në taksa dhe tarifa, që nuk shkojnë në buxhet por në xhepat e një grushti klientelistësh dhe bandën e 40 hajdutëve të Edi Ramës”, tha gjithashtu. /Dita/

Lulezime Basha
Nisi nga yneret
Nuk e coi Edvini
Tek dyzet penxheret
Lulken dhe malokun
Ne burg dot s’i fut
Kur e nis Rilindas
Dhe bitis hajdut
S’behet politika
Vec me vajmedet
Ndryshe vjen maloku
Prape ne pushtet
Jam kurjoze te di ,
a ka ndonji Ligje ne ate vend i cili penalizon ,
retorika te Tilla te politikaneve ,qe deklarojn rreximin e pushtetit me dhune ,
duke nxitur dhunen dhe narshine ne vend ?!
Eshte vertet e pakonceptushme se cfar ndoh ne ate vend ,
ku politikane te inkriminuar ne disa afera korruptive ,pushtetti , pervetesimi ne 100 miljona,
Krimi , etj jane te paprekshem nga Ligjet e Shtetit !
Si quhet ky lloj sistemi aty ,sepse me duket i panjohur ne ndonji vend tjeter te ksaj Bote
Ju garantoj:
Nese aty posht kembeve te lulit qe mban koken mbi foltore kalon nji mi.Ju garantoi qe do ikin si dhija i lemeritur nga foltorja e jo ma te rrezoj nji qeveri qofte dhe preje reret ne breg te detit plazhit te plepave Durres.
o lu mos te beje sala kurban siç beri azemin ruaje bucen se tash po e han i ke netet e numeruara leugenar mordenar smerlap
NE SE DO DILTE NJE NJE FORCE E RE POLITIKE ME FIGURA TE REJA SI CIPRAS NE GREQI DHE TE PREMTONTE FSHESE QE NGA KLDETE E TE GJITHE XHAKETAT E VJETRA TE POLITIKES DUHET TE DILMIN NE PROTESTA POR TE KERKOSH IKE PRIFT TE VIJE HOXHA KJO ESHT ABSURDE DHE E PA PRANUSHME BOLL KOKA TURKU POLICIA TE JET E VEMENDESHME QEVERIA KA MARE MANDAT TE PLOTE NGA POPULLI PER 4VJET NORMAL KA TE ZHGENJYER KA TE PA KENAQUR ME REFORMAT KA NE VESHTIRESI EKONOMIKE POR MOS HAROJME SE PRETENDOJME PER NE EVROPE DHE EVROPA DIHET QE TE VE KUSHTE PER TE MIREN TONE POR TE DEGJOSH LULSALINE QE PO JU DRIDHET TOKA NEN KEMBE DHE E NDJENE EREN NGA ZULLUMET E KRIMET QE BENE NGA VJEDHJET MARAMENDESE PO MASHTROJNE SUPAXHINJTE E PLEPAVE PER TI BERE KOKA TURKU
Ah i shkreti ka fjetur zbuluar