Basha-Meimarakis: Do të zgjidhim problemet e mbetura pezull

anazapta

Kreu i opozitës Lulzim Basha priti sot kryetarin e parlamentit grek Vangelis Meimarakis, ku diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë gjatë drejtimit të Presidencës së Bashkimit Europian nga Greqia.

Basha vlerësoi mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.

Duke u ndalur në marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve, Basha tha se është bërë progres në lënien pas të problemeve të së shkuarës dhe zgjidhjen e shumë çështjeve që kishin mbetur pezull, dhe në këtë kuadër bëri apel për angazhim të mëtejshëm të dy vendeve e qeverive për të zgjidhur dhe çështje të tjera, si ajo e pronave të qytetarëve çamë të shpërngulur pas luftës së dytë botërore.

Kryetari i PD-së, Basha vlerësoi vëmendjen e autoriteve greke ndaj momenteve të veçanta siç ishte rasti fatkeq i Ilia Karelit, dhe shprehu bindjen se drejtësia e vendit fqinj do të bëjë punën e saj për zbardhjen e ngjarjes.

Duke vlerësuar përkushtimin e Greqisë ndaj perspektivës europiane të Europës Juglindore, Basha shprehu bindjen se njohja formale e Kosovës nga shteti helen do të shërbejë për konsolidimin e proceseve integruese në Ballkanin Perëndimor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *