Basha mes Frosinones, Turqisë dhe Spanjës

Dita

Pasi shkëputi marrëdhëniet me Torinon, ku u aktivizua gjatë katër sezoneve të fundit, mesfushori 28-vjecar Migjen Basha po studion ofertat që kanë mbërritur nga brenda dhe jashtë Italisë.

Frosinone, e sapongjitur në Serinë A, ka përparuar ndjeshëm në bisedimet me lojtarin, por klubi lacial duhet të zyrtarizojë largimin e disa futbollistëve për t’i ofruar më pas një kontratë Bashës, i cili e njeh ambientin e kësaj skuadre, fanellën e të cilës e ka veshur gjatë sezonit 2009-2010, para se të transferohej tek Atalanta.

Ndërkohë që Frosinone po përgatit ofertën, Basha po studion edhe mundësitë për të luajtur jashtë Italisë, kryesisht në Spanjë dhe Turqië. Brenda pak ditësh pritet të zbulohet destinacioni i ri i lojtarit kuqezi, i cili sezonin e fundit është aktivizuar në minutazh të kufizuar për shkak të dëmtimeve të shpeshta.

Edhe trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi është shumë i interesuar që Basha të nisë sa më shpejt stërvitjen me ekipin e tij, pasi kërkon që 28-vjecari të jetë në formë sa më të mirë për dy eliminatoret e Shtatorit me Danimarkën dhe Portugalinë, që janë vendimtare për kualifikimin direkt të kuqezinjve në “Euro 2016.”

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *