Basha mesazh urimi Albin Kurtit: suksesi i Kosovës është suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen

Rovena Cerka

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha uroi përmes një mesazhi në Facebok qeverinë e Albin Kurtit në Kosovë.

Ai tha se “suksesi i Kosovës është suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen”.

Kreu i bluve tha se PD “do të qëndrojnë fuqimisht në mbështetje të Kosovës dhe të qeverisë së saj”.

“Urimet më të mira shkojnë sot dhe për deputetët e kuvendit të ri të Kosovës. Jam i bindur se forcat politike në Kosovë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e pengesave, duke vënë mbi gjithçka interesin më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj”, shkruan Basha.

 

c.r / dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *