Kandidati për kryetar i PD-së, Lulzim Basha, ka prezantuar platformën e tij para demokratëve të Vlorës, Shijakut, Fushë – Krujës dhe Krujës. Basha tha se platforma e tiij ka gjetur mbështetjen e demokratëve të thjeshtë, të cilëve nëse merr drejtiimin e PD-së do t’u jepet më shumë hapësirë dhe zë përmes statusit të ri.
“Mijëra mesazhe nga themelues qëndrestarë dhe anëtarë të rinj të PD ma kanë mbushur zemrën që sot me optimizëm, jo vetëm sepse kanë mirëpritur projektin tim por sepse që sot kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bërë gjithçka që Partia Demokratike të kthehet një orë e më parë në drejtimin e ëndrrës tonë evropiane. Dua t’ju them sot nga Vlora, se në statutin e ri të PD, ne do ta lartësojmë anëtarësinë dhe bazën e PD, në një piedestal të ri statutor. Kjo nënkupton vendosjen me votë të çdo procesi, nga emërimet dhe përzgjedhjet e kryetarëve bazë të seksionëve, grup-seksioneve, degëve e deri tek përzgjedhja e më të mirëve mes nesh, për t’u përballur në betejat tona politike, lokale dhe qendrore”, theksoi Basha.
Ai theksoi se vettëm një strategji e tillë do ta bëjë PD një opozitë të fortë dhe rrugën drejt rikthimit në pushtet më të lehtë.
“Si partia që jep garanci që zëri i çdo anëtari të dëgjohet, që kontributi i çdo anëtari ndër vite e deri më sot, të përkthehet në meritë transparente para anëtarësisë, jemi gati të nisim që sot luftën opozitare më të paepur por dhe rrugëtimin tonë më të vendosur, drejt rikthimit si mazhorancë zyrtare në Shqipëri“, tha Basha.

mijera demokrate te mbeshtesin apo anasjelltas po ta mbeshtesin,ti kryetar pd-je e degjeneron dhe me shume se ceshte degjeneruar ju si parti me mire ju shkon pershtat PKSH-ja ,ndersa pd-ja e re te fondohet nga figura te reja intelektuale ka plot vellezer dhe motra shqiperia ju jeni kriminele vrastare sidomos ti pederast pervers ,si mund te drejtosh parti ti je i inkrimuar hajdut i ke lyer duart me gjak shqiptari…