Basha: Minë në themelet e Policisë dhe shtetit

redaktor

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook deklaron se ngjarja e fundit për çështjen ‘Frroku’, që çoi në arrestimin e dy zyrtarëve të Interpol në Shqipëri dhe dorëheqjen e drejtorit, Artan Didi, është një minë në themelet e policisë e të shtetit.

Kryeministri i kriminalizimit kërkon të bëhet patjetër qesharak me sulmet dhe kërcënimet ndaj opozitës, pas skandalit të paprecedent ku është zhytur këmbë e duar me fshehjen e kërkesës së Interpol Brukselit për deputetin e tij.

Kriminalizimi është vepra e vetme e Edi Ramës, njeriut që përzgjodhi vetë me dorën e tij miqtë e tij të punëve të pisëta e me të shkuar kriminale që i kishte në krah deri dje.

Miq për kokë , që i përdori për të ardhur në pushtet, dhe ndau me ta pushtet deri kur përplasja e madhe për hesape e pazare doli jashtë fisit.

Më tej, i përdori dhe për të mbyllur procesin ndaj ortakut të tij. Rrugët e tre shokëve nuk u ndanë për asnjë parim apo moral.

Rrugët e tre shokëve u ndanë vetëm se ligjësitë e mafias janë të këtilla. Padrino të flak në fund për të mbajtur karrigen e tij“, shkruan Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *