Dalipi: Lulzim Basha, modeli i mosmbajtjes së premtimeve

redaktor

Kreu i Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës i bën një rezyme punës së Lulzim Bashës në krye të Bashkisë në thuajse tre të katërtat e mandatit të tij. Sipas Aldrin Dalipit, “Basha rrëmbeu bashkinë për të kapur më vonë Partinë Demokratike dhe jo se kishte interesin e qytetit dhe qytetarëve”. Ndër të tjera Dalipi thotë se qytetarët janë të zhgënjyer nga drejtimi i punëve të qytetit në këto tre vitet e fundit, ndërsa thekson se e majta edhe pse ka shumicën në Këshill nuk do ta bllokoj kalimin e buxhetit. Në një bisedë me SkënderMinxhozin e revistës “Java”, Dalipi ka dhënë intervistën e mëposhtme:

Basha po hyn në vitin e tretë të mandatit të tij. A përngjanson Tirana e sotme me atë që ka projektuar kryebashkiaku në nisjen e qeverisjes?

Nëse një politikan, kërkon votën e qytetarëve duke premtuar disa gjëra konkrete, të cilat do të ndryshojnë jetën e një qyteti, komuniteti,aq më shumë të kryeqytetit, kjo është një gjë e mirë. Por nëse qytetarët, ditë pas dite dhe vit pas viti, shohin që nuk realizohen premtimet për të cilat pretendon se ke marrë votën dhe rrjedhimisht je zgjedhur, kjo është shumë zhgënjyese. Zoti Basha, në krye të Bashkisë së Tiranës solli modelin e mosmbajtjes së premtimeve. Do të ishte shumë mirë që sot të kishin nisur punimet për tramin e premtuar, do të ishte shumë më mirë që sot Tirana të kishte më shumë gjelbërim, cilësi në mirëmbajtjen e rrugëve. Do të ishte shumë më mirë që sot Tirana të kishte unazën e re, rrugë të reja cilësore, parkime, nënkalime, zgjerim të hapësirave publike, rritje të cilësisë së mirëqenies së jetës së qytetarëve, ulje të papunësisë, hapje të bizneseve të reja, ulje të çmimit të bukës-që është premtim i tij-rritje e cilësisë së transportit publik. Por në vend të tyre ca kemi? Çfarë mbajnë mend qytetarët në rreth dy vite e gjysëm qeverisje të zotit Basha? Thjesht dhe vetëm premtime, thjesht dhe vetëm përdorimin e bashkisë që zoti Basha të arrinte qëllimin kryesor për të cilin kërkoi me ngulm këtë institucion, zgjedhjen si kreu i Partisë Demokratike.

Por një prej premtimeve të zotit Basha ishte plani rregullues për Tiranen të cilin e realizoi…

Ka disa këndvështrime se si mund ta trajtojmë këtë çështje që ju e konsideroni si një premtim i mbajtur nga zoti Basha. Së pari, nuk dëgjuam të fliste për planin rregullues të ish kryebashkiakut Edi Rama, i cili u mbajt për disa vite në sirtarët e qeverisë së kaluar. Pikërisht me arsyen e moslejimit të një hapi të rëndësishëm për kryeqytetin, duke bllokuar përmes konfliktit politik, një plan modern urbanistik për Tiranën, i cili ishte projekt i ekspertëve shumë të mirë vendas dhe të huaj. Së dyti, duhet të kemi në vëmendje aktin nëse një plan urbanistik ka primar interesin qytetar, apo interesat e tjera të cilat me keqardhje mund të them, ndikojnë shumë në këto tip projektesh. Duke ardhur plani urbanistik i Zotit Basha dhe pretendimit qe tashme qyteti dhe qytetaret dine ku janë njollat e ndërtimit,e dinë ku janë njollat e gjelbra, mund t’u them vetëm një gjë: Shembulli i cili e rrëzon tërësisht planin rregullues të miratuar nga Zoti Basha, është xhamia me dy pallatet.

Ndërkohë bashkia ka nisur punimet për realizimin e projektit të zgjatimit të Bulevardit, por Këshilli Bashkiak që ju drejtoni, akuzohet prej saj, se ka bllokuar ecurinë…

Projekti për Bulevardin nuk mund të shihet i ndarë nga pjesët që e përbëjnë atë dhe diskutimi se në tërësi ky projekt, bashkë me ndërtimet shumëkatëshe që e shoqërojnë atë, i sjellë dobi jetës së qytetarit të Tiranës,modernizimit të shërbimeve, aspektit social, trafikut rrugorë, shtimit të numrit të banorëve, ekzistencës apo jo të stacionit të trenit, janë argumente të mjaftueshme jo vetëm për debat, por dhe për një konsensus të gjerë të të gjitha palëve për një projekt të tillë. Ka faktorë të ndryshëm që thonë se nëse ky projekt do të kishte prioritet krijimin e hapësirave të gjelbra apo rekreative, do të ishte shumë i mirë. Nëse ky projekt do të respektonte ekuilibrat e së djeshmes, të sotmes dhe të ardhmes, në raport me qytetarët, do të ishte mirë gjithashtu. Por kjo është një çështje që i takon faktorëve të tjerë përgjegjës në realitetin e ri ku ndodhemi sot. Ndërsa çështja e shpronësimeve është delikate sepse kemi të bëjmë pikërisht me dëgjimin e zërit të qytetarëve. Të cilët këmbëngulin se interesat e tyre nuk janë përfaqësuar në projektvendimin e shpronësimit të banorëve që preken nga ndërtimi i Bulevardit. Ne kemi nxitur dialogun mes qytetarëve dhe bashkisë së Tiranes, për të gjetur një konsensus të përbashkët. Sepse si mazhorancë,në Këshillin Bashkiak të Tiranes në çdo hap kërkojmë me këmbëngulje respektimin e interesit të qytetarëve.

Ju thatë se ka shumë premtime të pambajtura nga ana e Zotit Basha, ndërkohë që jeni në procesin e debateve për projektbuxhetin e vitit 2014. Nuk ju duket se po bëni të njëjtën gjë, që ka bërë mazhoranca e kaluar me zotin Rama…

Unë jam një qytetar i Tiranës. Jetoj në këtë qytet, ashtu si edhe shumë e shumë të tjerë, që nuk duan t’ia dinë për interesin politik. Nëse ka nevojë për një rrugë, për gjelbërim, ka nevojë për shërbime…Çdo keqinterpretim në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2014 dhe qëndrimit të mazhorancës së sotme apo edhe qëndrimit të Këshillit bashkiak në raport me këtë projekt, nuk është i mirëpritur sepse debate në mbledhjen e dhjetorit ka qenë shumë i përgjegjshëm. Të gjitha palët në Këshill, kanë shprehur nevojën e qytetit për investime dhe në veçanti për një buxhet që t’i përgjigjet kërkesave të kryeqytetit. Por një dokument financiar siç është projektbuxheti, nuk mund të jetë kurrsesi një dokument imagjinar. Kam mirëpritur, si kryetar i Këshillit qëndrimin e përbashkët të dy drejtuese të Komisionit të Ekonomisë dhe Financës, znj.Adriana Berberi  nga Partia Socialiste dhe Prof. Dhori Kule nga Partia Demokratike, të cilët argumentuan profesionalisht se ky dokument kishte nevojë për rregullime dhe përmirësime. Bashkia  e Tiranës zhvilloi një proces të nxitur nga rekomandimet e bëra në dhjetor nga Këshilli dhe në fund të janarit, ka paraqitur draftin e ndryshuar të projektbuxhetit të vitit 2014 dhe paketën fiskale. Në 26 shkurt, projektbuxheti do të kaloj përsëri në shqyrtim në Këshillin Bashkiak dhe gjatë këtyre javëve është lënë kohë për t’u konsultuar ndërmjet ekspertëve të Bashkisë së Tiranës, komisionit të Ekonomisë dhe Financës të Këshillit Bashkiak dhe njësive vendore. Pra, është zhvilluar një proces i cili ndihmon transparencën, por kryesisht kërkon që projektbuxheti mos të jetë imagjinar, të mos ketë premtime boshe, të mos ketë përsëritje të invenstimeve nga viti në vit, madje edhe për rrugë që janë përfunduar. Nga ana tjetër çfarë mund të mendoj një qytetar i cili sheh që në ditën e diskutimit të projektbuxhetit mungon për ta mbrojtur atë, njeriu që ka marr përsipër të qeverisë Tiranën?! Ndërkohë që mekanizmi i kontrollit se si realizohen investimet dhe si monitorohet projektbuxheti që të mbahet larg interesave korruptive, është një debat që mbetet i hapur dhe ka nevojë që të ketë përmirësime ligjore.

Pra, a do ketë Tirana një buxhet në 26 shkurt?

Këtë e vendos Këshilli por e rëndësishme është që të mos ketë debate politike të panevojshme për këtë çështje.

Share This Article
3 Comments
  • ORE PLERE PER PREMTIMET E8 VITEVE TE PD QE EROPET KETE POPULL OR PIS PO FLET PER TRE MUAJ QEVERISJ MOR INJORANT QE CDO GJE TA DIKTOJN TE TJERET

    • shqiptari-gomare-ku i le vrasesit me pages ramen,gjiken,etj.po pse negjmijen nuk e futni ne burg APO nene e ke.po ruqin,doklen gjinushin relike i ke APO qfare.po bijte e komunistve si sulo bushati,e beqja pse i ruani.vrases katil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *