Kryebashkiaku i Tiranës Lulzim Basha, i shoqëruar nga bashkëshortja e dhe dy vajzat e tij, ndezën këtë mbrëmje simbolikisht, në qendër të kryeqytetit, dritat e Pemës së Krishtlindjeve.
Pema, 22 m e lartë, e vendosur në sheshin “Skënderbej”, kishte mbledhur përreth qindra fëmijë të Tiranës, ndër to edhe fëmijë nga “Fshati i Fëmijëve SOS”, që këndonin këngën e Krishtlindjeve.
“Bashkë me fëmijët e Tiranës sot kemi ndezur dritat për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, sepse po vijnë Krishtlindjet dhe Viti i Ri. I uroj të gjithë fëmijëve, në të gjithë vendin, një sezon të gëzuar festash dhe më shumë solidaritet për fëmijët ne nevojë. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!”, tha Basha.
po ristani ku e kishe o vrases smerlap