Basha: Në 21 Qershor të bashkuar, asnjë hap pas

Bora Basholli

Kreu i PD-së Lulzim Basha në një dalje për mediat ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen në protestën e radhës, ditën e premte.

Protestat tona tani janë protesta të mëdha popullore, protesta të njerëzve që nuk pajtohen më me krimin dhe korrupsionin që po shkatërron jetët e njerëzve”, tha ai.

Deklarata e plotë

Tani e gjithë bota po zbulon më në fund Edi Ramën e vërtetë: një të inkriminuar pa ndjenja, i cili për para dhe karrike nuk ndalet para asgjëje.

Një megalloman diaabolik që nuk njeh as familje, as shoqëri, as popull, as atdhe.

Tani që e ka kuptuar se u zbulua, dhe se pushtetin nuk e mban dot më me blerje zgjedhjesh dhe propagandë, Edi Rama ka vendosur ta mbajë atë me dhunë.

Pasi asgjësoi gjykatat dhe vuri nën kontroll të plotë prokurorinë, ai ka disa muaj që ushtron dhunë sistematike kundër opozitës dhe qytetarëve.

Mbi 500 qytetarë janë ndaluar gjatë 5 muajve të fundit.
Mbi 50 qytetarë janë arrestuar.
Me dhjetëra gazetarë janë dhunuar në krye të detyrës.
Me mijëra qytetarë janë sulmuar me gaz lotsjellës dhe mjete të forta nga policia.

Por dhuna e tij dështoi.
Njerëzit nuk u frikësuan.
Protestat u bënë përherë e më të mëdha!

Në protestën e fundit ka patur qytetarë pa asnjë lidhje me partitë e opozitës aq sa nuk ka patur kurrë më parë.

Protestat tona tani janë protesta të mëdha popullore, protesta të njerëzve që nuk pajtohen më me krimin dhe korrupsionin që po shkatërron jetët e njerëzve.

Kjo e ka trembur dhe e ka futur në panik Edi Ramën. Prandaj, tani ai ka vendosur të zbatojë një plan të rrezikshëm, për nxitjen e ndarjeve dhe përplasjeve sociale në Shqipëri.

Edi Rama tani po kërkon të nxisë dhunë masive në Shqipëri, ai po kërkon të nxisë përplasje mes qytetarëve, po kërkon të nxisë luftë mes militantëve të ndryshëm politikë, po kërkon të nxisë vëllavrasjen mes shqiptarëve.

Për këtë qëllim, ai po përdor policinë, prokurorinë, gjykatat dhe mercenarët e tij në media, për të krijuar ngjarje që provokojnë, që ndezin emocionet, që nxisin revoltim dhe reagime publike.

Këtë qëllim kanë arrestimet e fundit të drejtuesve të PD.
Këtë qëllim kanë përplasjet e policisë me qytetarët protestues.
Këtë qëllim ka vazhdimi i një fushate të paligjshme.
Këtë qëllim ka retorika e djegies, përmbysjes dhe e dhunës.

Motoja e Edi Ramës tani është: Çdo gjë të sakrifikohet, çdo gjë të shkretohet vetëm që ai ai të ruajë karriken dhe milionat e tij. Është një plan i dëshpëruar që do sjellë fundin e tij, dhe ne nuk do lejojmë që fundi i Edi Ramës të arrihet me kosto për Shqipërinë.

Ndaj dua t’u bëj thirrje së pari të gjithë atyre që e ndjekin verbërisht nga pas në këtë aventurë, që të mos bëhen kurban i Edi Ramës.

U bëj thirrje veçanërisht punonjësve të institucioneve ligjzbatuese: refuzoni të bëheni vegla të verbra për të shkelur ligjin, për të dhunuar popullin dhe për të kryer krime në emër të Edi Ramës.

Ne nuk do të na thyeni dot,
Ne nuk do na lëvizni dot asnjë centimetër.

U bëj thirrje të gjithë demokratëve dhe të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të jenë kurajozë dhe të bashkuar si deri më sot. Ne jemi të fortë. Ne jemi të vendosur. Ne kemi të drejtën me vete.

Do të protestojmë, do të qëndrojmë deri në fitore. Të bashkuar, nuk na ndal asgjë dhe i fusim frikën në palcë Edi Ramës dhe mercenarëve të tij.

Ftoj të gjithë qytetarët që të na bashkohen në protestën e të premtes së ardhshme.

Forca jonë është e pathyeshme sepse ne jemi shumica, sepse ne jemi e drejta, sepse ne jemi e vërteta.

Ne luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, kurse ata janë zvarranikë që luftojnë për karriken që kanë marrë duke ju vjedhur votën, paratë, pronat dhe mundësitë.

Tani është koha t’i merrni ato mbrapsht.

Asnjë hap pas, deri në fitoren e afërt të betejës tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

 

b.b/dita

Share This Article
13 Comments
  • Mu lodhe moj Lulke, mu lodhe, duke thirrur e duke britur, por c’e do ku degjon ky “pis” milet!? Megjithese ti je munduar edhe ti joshesh me ate zerin tend melodioz, duke kenduar edhe hymnin e flamurit, tepke si hoxha ne minare kur therret ezanin per te joshur besimtaret. Ti per keta ke len edhe Hollanden, po ke pare ti, ku degjon ky “pis” milet!? Ti sa me shum brret, per tu shumuar, ata ne cdo portest te rradhes, me shum pakesohen!? E po kot nuk thone! Ku di dhija, c’eshte tagjia!? Bej si te besh edhe kete rradhe, po e pe keq,hic mos perto! Hidh tre gure mbrapa dhe nje jepi e drejt e ne Haollande.Pse shpirtin shejtanit do t’ja japesh ti?

  • Nuk ja vlen te diskutosh per Lulen dhe opoziten qe ai perfaqeson…Lereni popullin te qete te jape verdiktin e tij per secilin…Eshte eksperience shume vjecare dhe populli nuk ka nevoje per thirrje destabilizuese nga cdo parti.Na lini teqete..boll me.

  • Luli thote : Forca jonë është e pathyeshme sepse ne jemi shumica. Me thoni o shqiptar a mund ti besosh vendin dhe te ardhmen e femijeve tane ketij karagjozi.

  • Epo kur thone dhe keta jemi shumica hapu dhe te futesh. Ka Lulzimi shumicen , o zot cna degjojne veshet. O Lul pisi , aty ku te mblidhen ty vijne nga gjithe Shqiperia nga bashkite e PD me kuc e bebe.Ata qe sheh ti ne proteste jane gjithe e gjithe , ne gjithe Shqiperine. asnje kokerr me shume nuk ke ti o ndyresire. Te gjithe sa ke me PD jane te gjithe ne bulevard por ne jemi 1 million qe nuk votojme per ty
    per te votuar o plehra me emrin Lulzim
    Gi e di qe nuk ke shance

  • SA TE JESH TI NE KRYE TE OPOZITES
    SA TE JETE SALI BERISHA KRYE TEJE E…

    …“ Bandes se Gangstereve” Politike, familjare e oturako- mediatike Edi Rama do te jete Kryeminister e Kryetar i Shqiperise !
    Sa te mbani dhunen e Revolucionit bolshevik e kastrist ne goje,
    Sa te kercenoni me plumba ballit e snajper ekzekutore kryeministrin e qeverine e zgjedhur ne menyre demokratike nen syte e nen kontrollin total tuajin,
    Sa te vazhdoni me “ mosbindjen civile” te Saladinit sipas porosive dhe urdherave per “ Lufte Civile” te Vladimir Putaninit
    Per sa kohe te beni argatin e doren e zeze te Athines, Beogradit, Moskes te dreqit dhe te birit
    Per sa kohe kohe ti beni karshillek e flisni me gjuhen e Qoftelargut te pare ndaj aleateve tane strategjik SHBA-se Evropes …
    Persa kohe nuk i ktheni 25 miliarde dollaret e djerses dhe mundit, pasurive e pronave, punes dhe gjakut te vjedhura e plackitura shqiptareve dhe Shqiperise per 27 vjet nga ju kryekriminelet, kryehajnat, kryevrasesit seriale te shqiptareve dhe Shqiperise, Edi Rama do te vazhdoje te qeverise dhe udheheqe Shqiperine qe duam !
    Jo pse nuk ka gabime, faje, jo pse eshte i persosur, por se eshte me i miri, me vizionar, me qytetar, me atdhetar, me demokrat, me properendimor e me proamerikan!

  • KUR KRYEKRIMINELET THERRASIN KAPINI KRIMINELET !

    From: Alban Dega
    Date: September 30, 2018 at 1:40:45 AM

    SALI LUL CIZME…BERISHA PERBALLE EDI RAMES !
    KUSH BEN MORAL PER NDJESHMERI NJEREZORE !?

    APO KUR KRYEKRIMINELET THERRASIN KAPINI KRIMINELET !

    – NGA ALBAN DEGA, NJU NORK

    A MUND TE KENE NDJESHMERI NJEREZORE SALI BERISHA E LULEZIM BASHA QE URDHERUAN EKZEKUTIMIN DITEN PER DIELL TE KATER PROTESTUES KREJT TE PAFAJSHEM DUKE LENE NENTE FEMIJE JETIME, TRI NUSE, NJE PREJ TE CILAVE SHTATEZENE, VEJA NE LULEN E RINISE, KATER NENA SHAMIZEZA E NJE POPULL TE TERE TE TRONDITUR !
    ZOT RUAJNA MENDTE E KRESE PREJ KETYRE KRYEKRIMINELEVE E KRYEKZEKUTOREVE GJAKFTOHTE QE NA BEJNE LEKSIONE PER NDJESHMERI NJEREZORE PA U THARE AKOMA GJAKU I RRETH 10 MIJE SHQIPTAREVE, GJAKU I 27 VIKTIMAVE TE GERDECIT, PERFSHI NUSE SHTATEZENA, FOSHNJA TE PALINDURA ENDE NE BARKUN E NENES, FEMIJE NJOMZAKE E PLEQ, GJAKU I KATER PROTESTUESVE TE 21 JANARIT 2011 NE DUART E TYRE, PA U BERE E PA U DHENE DREJTESIA KUNDER TYRE !
    SI VEPROI SALI BERISHA DHE “ KJO MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT” !?
    SI VEPROI “BANDA E GANGSTEREVE” POLITIKE, BIOLOGJIKE DHE MEDIATIKE TE SALI BERISHES !?
    NE VEND TE DERGONTE VETVETEN, LULIN, TE BIRIN BIOLOGJIK XENIN DHE ATE POLITIK FATMIR MEDIHOXHE NARKO E HUMAN TEAFIKANTIN …NE PRANGA :
    1-U SHPALLI LUFTE HETUESVE E PROKUROREVE TE GERDECIT DUKE I LARGUAR ME NGUT NGA HETIMI
    2- SULMOI ME FJALE PLUMBA DHE SPASTROI SILVIA KONDIN SHQIPTARE INA RAMA DHE PRESIDENTIN BAMIR TOPI DUKE E DENUAR ME PAPUNESI NEPERMJET KAPTERRIT TE TIJ NE PRESIDENCE BUJAR PERISHANI ,
    3- E KTHEU KREJT QEVERINE NE NJE ZYRE NOTERIE PER TE GJITHA AFERAT KORRUPTIVE E KRIMINALE TE FAMILJES SE TIJ
    4- URDHEROI ZAGARNJORIN, XHIND XHONET DHE KAMIKAZET E TIJ TE GJYKATAVE TE BENÍN ZBULIMIN E SHEKULLIT ME AKUZEN E SHPIFUR TE “ AKSIDENTIT TEKNOLOGJIK” NE NJE FABRIKE SKLLEVERISH PRIMITIVE E VDEKJEJE KU VETEM TEKNOLOGJI NUK KISHTE!
    5- FSHIU SERVERAT E KRYEMINISTRISE, PRISHI PROVAT E PAKUNDERSHTUESHME TE 21 JANARIT.
    6- NUK LA RRUGE E MJET PA PERDORUR PER TE BLERE HESHTJEN E FAMILJEVE TE VIKTIMAVE TE 21 JANARIT, SIC VEPROI EDHE ME ATO TE GERDECIT ME PARE.
    DESHTOI ME TURP NE TE DYTIN NDRYSHE NGA GERDECI………
    KJO ESHTE NDJESHMERIA NJEREZORE E SALI BERISHES, LULEZIM BASHES, MONA CIZMES, E BANDES SE GANGSTEREVE DHE MAFIOZEVE TE TIJ !
    JO VETEM KAQ! POR KANE EDHE PAFYTYRESINE E CINIZMIN TE BEJNE THIRRJE PER VETING POLITIK KUR VETE JANE TE ZHYTUR NE KRIME TEPER TE RENDA TE DENJA PER HAGEN E MEGAHAJNI PA FUND E PA ANE NDAJ SHQIPTAREVE DHE SHQIPERISE !
    PO EDI RAMA !?
    1- PA FILLUAR ENDE HETIMET PA ASNJE PROVE E DESHMI INKRIMINUESE PER SAIMIR TAHIRIN U HAPI RRUGE DREJTESISE E LIGJIT PER TE VEPRUAR NDAJ KRAHUT TE TIJ TE DJATHTE …
    2- A NUK VEPROI KESHTU EDHE NE RASTIN E FATMIR XHAFES PERBALLE BABALES NR. 1 QE U PLASI NE DORE CETES SE BANDITEVE TE BERISHES !?
    3- A NUK DEKLAROI PA MEDYSHJE: ME SILLNI QOFTE EDHE NGE FAKT OSE PROVE SE DEPUTETI I KRUJES KA NDERHYRE NE CESHTJEN E TE BIRIT DHE ATEHERE DO TE FLAS UNE !
    NATYRISHT KA GABIME E FAJE JO PAK.
    NUK ESHTE I PERSOSUR !
    POR KUR E VE PERBALLE KRYEKRIMINELEVE SALI BERISHA, LIKE FLORIRI, LULUSH KARABUSHI, FLAMUR NOKE STANISHICIT, FATMIR MEHDIHOXHE GERDECIT, ENKELED ALIBE GEBELSI, KLEVIS KERRIC BUALLIUT, ERVIN JONGUN SALIANUSIT…. E BANDES SE GANGSTEREVE TE TYRE POLITIKE, BIOLOGJIKE E OTURAKO- MEDIATIKE, TE VETKAPUR NE KRIME MADHORE. DERI NE ATO KUNDER NJEREZIMIT, EDI RAMA ESHTE SI DITA ME NATEN !
    NDAJ THEM SE EDI RAMA ESHTE NGA NJE PLANET TJETER JO NGA AI I VICIDOLIT .
    ESHTE KRYEMINISTRI I DUHUR I SHQIPERISE QE DUAM DERI SA RE SHFAQET NJE ME I MIRE, ME ATDHETAR, ME DEMOKRAT, ME LARGEPAMES SE AI QE TA NXJERRE NE PENSION !

  • Subject: A MUND TE KRIJOJE QEVERI ANTIMAFIA KJO MAFIA QE VJEDH VOTAT EDHE FAMILJEN E VET POLITIKE !?

    Kujtese

    A MUND TA LUFTOJNE KRIMIN KRYEKRIMINELET E SHQIPERISE APO …

    … KUR KRYEKRIMINELET E KRYEHAJDUTET E SALI BABES CIRREN “KAPENI HAJDUTIN APO…APO…

    A MUND TE KRIJOJE QEVERI ANTIMAFIA KJO MAFIA QE VJEDH VOTAT EDHE SHTEPINr E VET POLITIKE !?

    From: Alban Dega
    Date: July 25, 2017 at 12:47:46 PM EDT

    – Vjedhja mbi e nen tavoline e PDSH-se

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam vetem nje pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
    1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008, epitete qe nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, me Sali Berishen ne krye, qe e rrenoi te pakten 13 here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?

    2 – A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?

    3- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?

    4- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuka ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!

    A mund te drejtoje qeveri antimafia kjo Mafia qehajai i se ciles Lulezim Basha vodhen me ze e me figure votat e votuesve te vet qe votuan 4- 5 here per kryetarin de jure te kryetarit de facto te PDSH-se Sali Berisha me 23 korrik 2017 dhe perjashtoi nga konkurimi e ndoshta edhe nga jeta Sokol Olldashin ne 2013- en !
    Cfare nuk ben Mafia !?
    A mund ti besohet qeverisja e nje shteti nje hajduti me cizme te 600 milione eurove te Autostrades se Kusarise se Kombit qe vodhen edhe familjen e shtepine e vet politike PDSH- ne, qe ua vodhi Sali Berisha me koburen e Azem Hajdarit mbi tavoline dhe ndihmen e Milloshevic Rajersonit nen tavoline ne janarin e vitit 1991 !?
    Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar! Sipas burimeve teper konfidenciale kjo bande eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s, DIA-s… etj.
    Vigjilence!
    Syceltesi shqiptare kudo jeni !

  • Kronike e nje komploti me shume krere

    EDI RAMA PERBALLE ILIR METES E SALI BERISHES

    Majat e Ilir Metes dhe

    Ka dy aresye kryesore per shkarkimin e nje Presidenti kudo ne Bote:
    1- Shkelja e Kushtetutes, qe Ilir Meta e ka shkelur me te kater kembet e nje njethundraku.
    2- Paaftesia fizike apo mendore per te ushtruar detyren !
    Nga ana fizike Presidenti Ilir Meta nuk ka asnje problem.
    I ka ngjitur krejt majat me te larta te Shqiperise
    Tomorrin me mermerin e tij per kompani greke dhe indiane…
    Jezercen me shkopin e Xen Saleh Berishes Cim Peken!
    Korabin me Mona Cizme Lalezin
    Gramozin me Kotzias dhe Bakojanisin e Lulush Karabushit!
    Po ashtu edhe krejt majat e politikes shqiptare si
    – deputet per 25 vjet
    – nenkryetar PS-je
    – minister, zevendeskryeminister,
    – Kryeminister
    -Kryetar Kuvendi
    – President
    Por dardha e ka bishtin mbrapa! Eshte fjala per urimin e nje plaku te mencur qe takoi rastesisht Luigjin e 14-te Frances dhe eskorten e tij te sigurise

    Maja e Luigjit te 14-te

    – Bjere ne gjunje para Mbretit te Francés e urdheroi adjutanti i tij .
    Plaku beri sikur nuk degjoi dhe nuk u gjunjezua .
    Kjo i beri pershtypje mbretit pasi ishte hera e pare qe dikush e sfidoi autoritetin e tij.
    Kur adjutanti u be gati ta godase plakun, Luigji i 14-te nderhyri dhe i tha mos e godit se duket se ka problem me gjunjet.
    – Ne vend te perulesise kerkoi nje urim per Mbretin.
    Pasi u mendua pak plaku e uroi:
    – U ngjitsh e u ngjitsh, por kurre mos mberritesh ne maje o bir i Zotit !
    – Ptu plak matuf , i versulet adjutanti duke nxjerr kamxhikun… A nuk e di more matuf se ky eshte Mbreti i Botes Luigji i 14- te, maja e Botes !
    – E di shume mire, u pergjigj plaku. Po e di edhe me mire se sa me e larte eshte maja aq me e rrezikshme eshte edhe gremisja prej saj dhe ngriti kembezen e pantallonave dhe u tregoi gjurin pa kupen e tij.
    – Une nga nje shkalle rashe e humba kupen e gjurit. Po po te kisha rene nga maja e catise do te kisha thyer koken…
    Ngjitja eshte me veshtire se zbritja biro, i thote ai adjutantit . Por zbritja eshte me e rrezikshme sepse mund te humbasish jo vetem kupen si une por kur je ne maje humbet edhe koken !
    Profecía e plakut te mencur u jetesua vetem tri vjet mbrapa kur nga maja e Frances koka e Luigjit te 14 u keputet nga gijotina per zezonat qe i kishte bere popullit dhe shtetit te vet !

    Problemi kryesor jo vetem i
    kryemafiozit Meta…

    Jo vetem ate por krejt” Banden e Gangstereve” politike, biologjike dhe mediatike i ka kapluar SaLikeankthi dhe stresi para traumatik i SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, qe nuk do komandohen nga politika shqiptare, por nga aleatet tane strategjike SHBA, Gjermania dhe BE.
    Te vetdijshem per zezonat qe i kane bere Shqiperise dhe popullit te vet, per provat, deshmite me zerin e figuren e tyre me duar e kthetra mbi xhepat e pasurite e popullit te vet, te vetkapur ne flagrance ne zhberjen dhe rrenimin e mbi 15 fishte te shtetit shqiptar ata jane cakerdisur, terbuar dhe cmendur krejtesisht nga ligji dhe drejtesia, pra nga shteti ligjir, qe eshte zemra, shpirti dhe gardiani i cdo shteti dhe demokracie normale e funksionale kudo ne Bote.
    Prandaj, nuk po lene gur pa levizur, intriga e komplot pa sajuar qe te sabotojne dhe minojne Reformen ne Drejtesi dhe Vetingun, qe te parandalojne fundin e tyre te turpshem ne pranga.
    Kesaj lukunie te ish pozites shtetrrenuese e atdheshitese sot opozita me destruktive qe ka pasur ndonjehere Shqiperia, i bashkohen hapur ose me gure nder trota, me percarje, me thika pas shpine edhe “ mamuthet e korrupsionit” Nano- Meta- Nano dhe bashkepunetoreve te tyre ne postet kyce qeveritare, kudo ku ishin djersa dhe mundi, pasurite kryesore te Shqiperise dhe pronat e shqiptareve ala Arben Malaj, Shpetim Idrizi, Harasani, Kastriot Islami… e co.

    Nje komplot i madh per koken
    dhe per kuleten!

    Te vetdijshem se edhe ata e kushdo qe ka shkelur ligjin do kalojne ne filtrat e SPAK-ut dhe Byrose Kombetare te Hetimit, pa shume zhurme, por me komplotet e intriga te pabesa nen rrogoz, me analiza te paguara apo imponuara, duke spekulluar dhe abuzuar, deri edhe me Luften Nacional Clirimtare dhe nazifashistin Mithat Frasherin e me tufen neofashiste te nje mole putiniste me emrin Agron Tufa, orvaten te krijojne iluzionin e rreme te protektorit te gjoja Partise Socialiste 24 karat te paster qe e paten kalbur e degjeneruar me megakusarine dhe korrupsionin e tyre mamuthian, sic e quante kryemamuthi i korrupsionit Sali Berisha, qe ua kaloi atyre me dhjetfishin.
    Pra te dyja palet armiq-miq, miq-armiq i bashkon jo vetem lufta per ekzistence, lufta per mbijetese politike e fizike, lufta per koken.
    I bashkon edhe lufta per kuleten sepse dhjami i kusarie, i luksit dhe jetes se shthurur me shpenzime te medha ka filluar te shkrihet jo vetem tek ata, por edhe tek opozita kryekusare e SaLike Floririt .
    Akuzat per tradheti te LANC-it dhe te PS-se, per neodiktature e junte, per shkelje te lirise se shtypit, per kanabizim e krimi te organizuar ndaj Edi Rames dhe Rilindjes se tij, jane vetem sebepi, vetem maskat, kenga e sirenave Berisha- Nano qe jane bashkefajtore ne gjysmen e mbi 15 rrenimeve te Shqiperise, sidomos ne pesevjecarin e pare te demokracise shqiptare.

    Nje kryereformator revolucionar
    demokratik

    Edi Rama nuk eshte as engjell e as profet. Ka gabime e faje sa te duash, por deri tani edhe se kryebashkiak i Tiranes , qe e ktheu nga nje nevojtore Vicidoli ne nje metropol evropian, edhe si kryeminister i Shqiperise ka mbajtur dy premtimet kryesore .
    Se pari kursin e premtuar politik te Qendres se Majte me deklaraten “midis se djathtes dhe se majtes” qe ne fushaten elektorale te 23 qershorit 2013.
    Se dyti, me kryereformen e te gjitha reformave ate ne Drejtesi dhe Vetingun, pa te cilen nuk ka jo vetem ligj e drejtesi, por as ekonomi, as financa, as zhvillim, as investime te huaja as integrim evropian as shtet fare.
    Nje shtet pa shtet ligjor nuk eshte shtet.
    Asnje investitor serioz i huaj nuk rrezikon parate e pasurite e tij ne nje shtet pa ligj e drejtesi, ne nje shtet ku gjykatesit e prokuroret shesin drejtesi e deri sekrete hetmore per nje ceshtje qesharake, qe asnje gjykates i mirefillte profesionist nuk do te pranonte ta gjykonte per mungese faktesh, aktesh, provash, pasojash minimale penale, pa denoncim, as padi nga asnje person fizik as juridik shqiptar ose i huaj.
    Thashetheme, biseda halabakesh, mungese etike terrci e verrci, verrci e terrci te kthyera ne objekt hetimi nga dy prokuhorat me kriminale qe ka pasur ndonjehere Shqiperia si Adriatik Palle Floriri e Besim Hajdar… Xen Berisha qe fshehen 99 kilogram kokaine 99.99 per qind te paster dhe transferuan ne prokurorine kamikaze te tyre ne Durres per muaj megadosjen e 613 kilogrameve te tjere te kapur nga policía shqiptare ne bashkepunim me DEA-n syshqiponje amerikane dhe sherbimet aleatet evropiane !
    Kush i liroi para kohe Avdylajt e Shijakut, Edi Rama e Vangjush Dako apo pese gjykatesit e Larte te SaLike Floririt ne Gjykaten e Larte qe e vajtojne si kukumjacka e Vicidoli apo Cepani te Skraparit si njeri edhe tjetri!?

    I pari shtetar shqiptar burre shteti!

    Mos valle Edi Rama e ka fajín edhe per 8 nga gjykatesit perfshi edhe kryetarin e Gjykates Kushtetuese Bashkim Dedja qe i spastroi Vetingu apo i iken atij per te shpetuar cfare mund te shpetohej.
    Po ashtu edhe ne Gjykaten e Larte e me radhe ne cdo hallke te gjyqesorit dhe prokurorive shqiptare.
    Te mesuar me Sali Berishen qe bente edhe kryeprokurorin edhe kryegjykatesin suprem ala Ajatollah Khoemini… i kerkojne llogari Edi Rames edhe pse se nuk mbajti premtimin per gjykimin e Gerdecit, Autostrades se Kusarise se Kombit, Gerdecin, CEZ-in… 21 janarin !?
    Po pse idiot eshte Edi Rama te beje Saliun Nr.2 aq me teper me kamikazet e mercenaret e tij ne cdo hallke te gjyqesorit dhe ligjzbatimit shqiptar !?
    Dhe sipas kenges se sirenave te Vicidolit Edi Rama na qenka diktator e Saleh Ramollah Ajatollah Milloshevici na qenka demokrat me me shume shqiptare te vrare e sakatuar ne 13 vjet Salikraci se nga ish- diktatura gjakatare komuniste ne 46 vjet!? Kjo shifer ne vendljndjen e tij eshte mbi 4 here me e madhe vetem ne vitet 1998-2000 krahasuar me gjysem shekulli diktature !?
    Se fundi ka edhe nje fakt shume domthenes per konceptin qytetar, demokratik dhe staturen juridike te Edi Rames me zerin e figuren e tij ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve .
    Eshte i vetmi kryeminister, kryeshtetar dhe krye politikani ne historine e Shqiperise ne historine e Shqiperise qe deklaroi hapur se le te filloje nga une SPAK-u dhe Byroja Konbetare e Hetimit, pra Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu, ligji dhe Drejtesia!
    Nese jeteson dhe kurorezon me sukses Reformen ne Drejtesi, Vetingun, SPAK-un dhe Byron’s Kombetare te Hetimit, pra vendos shtetin e se drejtes dhe ligjin, shkurt shtetin ligjor ne Shqiperi, Edvin Kristaq Rama do te futet ne historine e Shqiperise si babai i shtetit ligjor shqiptar perkrah Ismail Qemal Vlores, babait te pavaresise dhe shtetit te pavarur shqiptar, pra si nje burre i madh shteti qe po kryen te parin revolucion demokratik te mirefillte e te plote ne Shqiperi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *