Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar pasditen e së premtes një takim elektoral në Berat, prej nga ka përsëritur akuzat e ashpra ndaj qeverisë.
“I kërkuam qeverisë të ulë çmimin e energjisë dhe karburanteve, por refuzoi. Mijëra biznese të vogla falimentuan për shkak të taksave, por kryeministri nuk flet asnjë fjalë për varfërinë. Shqipërisë i janë shumëfishuar hallet nga arroganca qeveritare”, ka deklaruar Basha.
Kreu i partisë më të madhe të opozitës ka shtuar se, përkundër deklaratave të saj për qindra mijëra vende pune, mazhoranca aktuale në këto 18 mujaj nuk ka hapur asnjë kantier të ri pune.
Ai ka ftuar elektoratin që më 21 qershor të votojnë për dinjitetin, për punësimin dhe energjitë pozitive, siç i ka quajtur ai, të cilat do të ndryshojnë situatën e vështirë dhe Beratin.
Në Berat, Partia Demokratike kandidon me Kasem Mahmutajn.

Je nje model per te gjthe politikanet shqipetar! Vetem ti me pune dhe dinjitet do i japesh drejtimin e duhur Shqiperise
Varferia dhe papunesia kane arritur kulmin! Populli nuk me ne ne krye te qeverise njerez qe punojne per mireqenien personale, por politikane qe ti sherbejne popullit! Me nje qeveri qe perdor vetem burgun per zgjidhjen e problemeve nuk shkojme gjekundi, ndaj eshte e sigurt qe kjo qeveri me 21 qershor do marri nje shuplak te mire!