Kryetari i Partisë Demokratike, nga qyteti i Beratit tha se në 25 qershor nuk do të bëjë asnjë koalicion për pazare.
Ai i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që mos dëgjojnë zërat se PD mund të bëjë koalcion me PS. Kreu i opozitës deklaroi se Republika e vjetër po i kërkon dorën Republikës se re, por si shpërblim do të marrë grushtin në 25 qershor.
Basha: Ndaj dua sot tju kërkoj që kështu siç keni besuar në këto 110 ditë që nga fillimi i lëvizjes popullore të 18 shkurtit, mos dëgjoni sirenat që ju flasin për pazare, për koalicione.
Jo do e bëjë koalicionin me këtë, jo do e bëjë me atë. Tani Republika e vjetër e di si është bërë apo jo?
Nuk kanë pikë turpi kanë mbetur në derë të Republikës së re duke kërkuar dorën. Si thoni t’ia japim apo jo? Këtë, brrylin në 25 qershor se grushtin e morën. Republika e re nuk ka nevojë për pazare.
Është e qytetarëve kjo lëvizje dhe unë nuk e tradhtoj kurrë siç ju dhashë fjalën në 18 shkurt. Le të dalim masivisht, sepse kjo betejë nuk bëhet as për të bërë Pazar me Ramën dhe Metën, kjo betejë bëhet për shqiptarët.
Fushat elektorale me shalatane se kjo e Bashes nuk ka berte vaki . A e degjuat cfare tha ky karagjoz . Kemi gati planin me biznesmen amerikan nga me te fuqishmit ne planet qe do vijne te investojne ne Shqiperi. Ata nuk kane ardhur deri tani se ska ligje tek ne dhe taksat jane te medhaja .Une, vazhdon karagjozi, si K/M juaj do te beje te mundur qe ata te vijne dhe bashke me perfaqsuesit e Merkelit do bejme gjithcka ne te miren tuaj oooooo dele te urta qe do me jepni voten mua .Merr me vete foton me Trumpin dhe mburret me koqet e tij se do beje ato qe duan shqiptaret . Xhepat tuaj tani e tutje do te mbushen me para ne saje te punes qe une do beje nate e dite per ju bashke me amerikanet e gjermanet qe jane miqte e mi Ja keta jane politikanet qe kemi ne. Hapin thesin dhe nuk lene gje pa premtuar .
O popull gjeja me e thjeshte per ju eshte .Te mbledhim premtimet e Rames ,Bashes ,Metes ,Mediut, Iderizit, Blushit e Bojaxhiut e tu themi . Merreni pushtetin por keto premtime kush do ti zbatoje ? Tallje qe i ka kaluar kufijte e llogjikes foshnjore .Ja kjo qenka klasa jone politike .Fryjne tollombacet me premtime para zgjedhjeve dhe me pas u fusin nga nje spille e i cfryjne..