Partia Republikane zgjodhi qytetin e Durrësit për të hapur zyrtarisht fushatën e saj elektorale, ku nuk mungonte as Agron Duka, një emër i propozuar fort prej republikanëve për kryetar bashkie në qytetin bregdetar.
Hapja e fushatës u përshëndet nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Basha kërkoi votën për opozitën më 21 Qershor, për të përcjellë dy mesazhe.
“Të ndalim të keqen, t’i japim mesazhin, mësimin dhe ndëshkimin e merituar Qeverisë që theu premtimet dhe të përqafojmë platformën e uljes së taksave, dëgjimit të zërit tuaj, e komunikimit dhe jo shpërfilljes ndaj qytetarëve”- tha Basha.
Kryetari i demokratëve shprehu bindjen tek fitorja më 21 Qershor dhe pas kësaj për mazhorancën e majtë, sipas tij, ka dy zgjedhje.
“Me votën e 21 Qershorit, Qeveria ose do të përqafojë platformën tonë, ose do të largohet”- deklaroi kreu i demokratëve.

I uroj sukese PD-se dhe PR-se ne celjen e fushates!
Ky zoti Basha,per cfare dreqin del ne tribuna kur nuk di cfare thote?Po si more do perqafoka platformen tende?Atehere i bije qe je ti ne pushtet.Po kur ishe ti kryetar Bashkie a e ndoqe platformen e opozites ?Kur flet budallalleqe ben mire se favorizon kandidatin tjeter.Ata qe marrin pjese ne miting e kuptojne se me kete llogjike i fut ata ne qorrsokak dhe doemos do largohen.Keshtu funksionon i dashur Lul!Kur nuk mesova kaq kohe nga ustai,qe te pakten per keto eshte mjeshter,s,ke per tu bere ndonjehere lider,as ne familjen tende.Uroj qe Durresi ku e nise fushaten te ta thote fort mendimin e tij dhe bashke me Mediun te mbyllni kapitujt ne Burg.