Kalimi i Bashës te Katania dështoi por duket se gjërat do të hapen në janar. Lojtari nuk kaloi testet fizike, por sipas menaxherit të tij palët do të diskutojnë sapo shqiptari të riaftësohet plotësisht. “Në këtë moment Migjeni po mendon riaftësimin. Takoi ekipin dhe do të vazhdojë stërvitjen në Torino”, është shprehur agjenti i Bashës. Futbollisti pritej të bëjë testet fizike. Lojtari ka pranuar se mund të kalonte tek kjo skuadër, ku pritej të përfitojë më shumë se 200 mijë euro në sezon. Mesfushori i kombëtares shqiptare kërkohej nga Katania dhe kishte dëshirë ta vazhdonte karrierën në Siçili, pavarësisht se do të duhet të zbriste në Serinë B. Aktualisht, Basha ndodhet tek Torino, skuadër e Serisë A. Por lojtari nga Kosova synon të aktivizohet rregullisht gjatë sezonit, pavarësisht se në çfarë kategorie luan. Migjen Basha është një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares dhe trajneri De Biazi dëshiron që ai të luajë sa më shumë. Shqiptari i Kosovës, lindur në Lausanne, pas transferimit prej 1.15 milion eruosh në vitin 2012-të, ka diskutuar dy sezone (46 ndeshje) të kënaqshme me Torinon, aq sa të kërkohej me ngulm nga kombëtarja shqiptare. Pas një “beteje” me FIFA-në (pasi Basha nuk lejohej të luante për Shqipërinë pasi është lindur në Zvicër dhe ishte aktivizuar me ekipet zinxhirë të përfaqësueses zvicerane), vullneti për t’ju bashkuar Shqipërisë bëri që në mars të vitit të kaluar Basha të vishte fanellën e kombëtares.
