Basha në Kamëz, rikonfirmon Xhelal Mziun

redaktor

Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e së martës një takim elektoral me banorët e Kamzës, ku ka konfirmuar rikandidimin e Xhelal Mziut. 

Në fjalën e tij, Basha ka shprehur bindjen e tij se “qytetarët, të djathtë e të majtë, janë të vendosur ta kthejnë 21 Qershorin në ditën e demokracisë”.

Sipas tij, ata do t’i japin përgjigjen e merituar kryeministrit Rama, i cili mashtroi shqiptarët me premtimet për uljen e taksave, të çmimit të energjisë dhe për shëndetësinë falas.

“E keqja është shtrirë nga jugu në veri dhe po u merr jetën familjarëve, sepse nuk kanë me çfarë t’ia dalin”, ka thënë Basha, duke shtuar se pikërisht kjo situatë ka shkaktuar dhe eksodin e shqiptarëve.

“Ne nuk e pranojmë ikjen nga shtëpitë tona për shkak se nuk ka alternativë. Shqiptarët e kanë në dorë, sepse më 21 Qershor ata e kanë një zgjedhje, kanë mundësi të hedhin votën e tyre. Më 21 Qershor, me votën tuaj ne do të ndahemi nga eksodi i shqiptarëve dhe keq-qeverisja e dyshes Rama-Meta”, ka thënë Basha.

Share This Article
17 Comments
        • Nuk mund te flasesh per dekriminalizim kur nje njeri qe eshte arrestuar disa her rikonfirmohet per kandidat si per ti bere karshillek dekriminalizimit e akoma me keq nuk mund te flasesh per dekriminalizim kur njerzit qe bejne politikat e nmedha kane vizituar kete kriminel ne burg ne form presioni ndaj organeve te drejtesis kshuqe mjaft me.

      • Kamzes i duhet nje administrator i zoti, nje drejtues i denje. Kamza nuk ka nevoje per nje kandidat ndaj te cilit gjykata ka dhene verdiktin per denim me dy vite burg. Kamza do te perfaqesohet nga njerez te denje e jo nga burgaxhij.

    • Nje gje eshte e sigurt. Banoret e Kamzes dhe te ish-komunes Paskuqan jane te pergjegjshem dhe do dine te bejne zgjedhjen e duhur. Komuniteti i Bashkise Kamez nuk deshiron te qeveriset nga nje person ndaj te cilit rendon nder te tjera akuza e abuzimit me parate publike, pra me parate e taksapaguesve te Kamzes me parate qe duheshin investuar per kamzalinjte e paskuqanin.

    • hahahah me kandidat si xhelali do ktheje 21 qeshorin ne diten e demokracise… 😛 mashtrime

        • he mo burr se dhe kandidati Mziu nuk ka rrejt pak si e bo dhe ky burre te mire, leri keto se qytetaret e kamzes e kane provuar ne kurriz te vet pranej mos e shit per burr te mir

  • bravo Z.Rama vendi jon kishte nevoj per nje kryeminister si ju,, je mrekullia e vendit tone,, Respekt dhe mbeshtetje te plote

  • Tralala, zura nj gale,kandidate per ne Kamze ,me mire ” profesor”Zhelale,,,,,,,,,!Pika mu ne b….e p.d .me gjithe dekriminalizimin,,,,,,,!

  • kamza eshte nje nder bashkite ku eshte punuar me shume ne shqiperi, cdo rrugice eshte e shtruar, lagjiet jane te sistemuara. robit jepi hakun kur e meriton mos flisini me inate. xhelali sa her te kandidioje ne kazes aq here do ta fitoje.

  • Bashkohuni ju o hajdute pedeiste votoni te fitoni me ne krye kryhajdut,kurvar ,idiot profesor zhelalin. Hajdd demokraci hajde ku arritem ,nje i denuar me vendim gjykate,vijo konkurimin .Ky vend iku per lesh.

  • Bravo z. Basha dhe jemi mbeshtjea juaj per te votuar Xhelal Mziun per Kryebashkiak te Kamzes Jemi koshient qe kryetari aktual i Bashkise Kamzes i cili do te vazhdoje te jete akoma edhe per mandatin tjeter ka bere shume per Kamzen dhe qytetaret e saj . Kur futesh ne rruget e kamzes te duket vetja tamam si nje qytet tjeter i botes , i mirembajtuar dhe me rruge te rikonstruktuara e me lulishte .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *