Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte dje në Kavajë në kremtimet e 23 vjetorit të krijimit të degës së PD në këtë qytet. Mirënjohje të veçantë ka shprehur zoti Basha, jo vetëm për themeluesit e PD, por për çdo qytetar të Kavajës të cilët e shndërruan këtë qytet në një monument të madh frymëzues të kurajos civile, dhe të sakrificës për liri. “Jo vetëm për anëtarët e PD të Shqipërisë, jo vetëm për militantët tanë, jo vetëm për simpatizantët tanë por për çdo shqiptar e shqiptare që di të vlerësojë dhe vlerëson lirinë e frytet e saj, Kavaja është për Shqipërinë dhe demokracinë, Meka dhe Betlehemi i saj”, tha Basha. Nga Kavaja, kryetari i PD Lulzim Basha ka preferuar të japë edhe direktivën e tij për një analizë objektive dhe pa gjueti shtrigash në të gjitha degët e kësaj partie në rrethe. Duke lançuar bashkimin, hapjen dhe kthimin, Lulzim Basha ka qenë i prerë në qëndrimin e tij se Partia Demokratike është partia e gjithë demokratëve, të çdo periudhe dhe çdo brezi. “Duke lançuar bashkimin, hapjen dhe kthimin, unë u them të gjithëve, se Partia Demokratike është partia e gjithë demokratëve, të çdo periudhe dhe brezi, është shtëpia e lirë e demokratëve të çdo periudhe dhe brezi, është shtëpia e lirisë e cilido që dëshiron të kontribuojë përmes saj apo duke e mbështetur atë për Shqipërinë europiane, për demokracinë pjesëmarrëse”, tha Basha.
Kritikat për qeverinë
Kreu i opozitës Lulzim Basha ka theksuar se qeveria e re ka zëvendësuar çdo vlerë të lirisë të fituar në këto 23 vjet me praktika antidemokratike të cilat po prodhojnë çdo ditë varfëri dhe prapambetje. “Ky kryeministër, siç ka marrë pushtetin, ka marrë dhe arratinë me egoizmin e tij. Nuk pyet as për transparencë, le pastaj për konsultim, as për llogaridhënie reale apo të tjera vlera e parametra të demokracisë! Ky është koncepti i ri për domosdoshmërinë e transparencës, konsultimit dhe llogaridhënies. Injorimi i këtyre vlerave dhe zëvendësimi i tyre nga Rama me egoizmin e vjetër të “njëshit”, me arbitraritetin dhe arrogancën e një pushtetari të vulës më të vjetër, ka prodhuar e vazhdon të prodhojë tensione të mëdha midis qeverisë dhe shoqërisë shqiptare, midis qeverisë dhe opozitës, midis qeverisë dhe sipërmarrjes, midis qeverisë dhe partnerëve e aleatëve tanë strategjikë”, tha Basha.
Ke akoma per te shtuar ka krijuar antishtetin me te cuditshem te rruzullit tokesor por;
JO Edi !!!….SALA i Rames me ty bashke ,ndaj dhe i ke mesuar si vjershe dhe i perserit ku te shkel kemba .
A s’na thua ;-si tja bejme…..!!!!!?????
ma merr mendja se dhe ne gjume ky pushti bertet poshte rama te gjithe ne kryengritje
ore vertete eka ky apo po tall b.hen me ne …..Po mire llogjike ,po sy ne balle nuk ka ky …Cfare vlera i dhate shqiptare ve ne keto 23 vjet …Qe i kthyet ne nje turme dy ngjyreshe …? qe motua e vetem qe u interpretua ishte “vdekja jote ,jeta ime “? Ku i moret njerzit nga dhite e i bet zabite ? Ku i paafti nenshtroi profesionistin ?? Ku me para mund te blije gjishshka ?? Edhe drejtesine ,edhe mashtrimin edhe imoralitetin ?/
Ku jan earitjet eqeversise tuaj Z basha ??? Te rruga ,plot ,gropa dhe mocale ?? Te arsimi qe dipllomat u blen me pare ?? Te shendetesia ku mjeku te sheh nga duart ,perndryshe nuk te kap me dore ?? Te drejtesia ,qe eshte pertoke …..JO ,Z Basha …ju dhe gjithe perfaqesia juaj ,nuk keni goje te flisni …se ju do tu denoj historia ….qe ekatandiset vendin ne pike te hallit ….Qeveria juaj ishte nje tufe bastardesh ,,,,qe nuk u ngopet kurr duke rembyer pasurine e atij pronarit te ligjshem …Juve ju tremb ligji ,ju tremb rregulli .///Turp .Boll e lodhet kete vend ,,,,,mos me . .
Boll se na cave menderen o Lulo. Turp je dhe cun i ri. Behu trim dhe analizo gabimet e 23 vjeteve dhe dil me nje platforme se nuk ka lezet or dylber hollande. Xhaja ka Kavaja