Nga Kruja, Basha akuzoi mazhorancën se po përpiqet të blejë zgjedhjet e 21 qershorit me kërcënime dhe para. Në mbështetje të kandidatit për kryetar të kësaj Bashkie, Hamdi Pasha, kreu i PD-së tha se, sot Kruja është e bashkuar për fitoren e krutanëve dhe familjeve të tyre.
“Ju përshëndes nga zemra në këtë ditë të bashkimit tuaj, të bashkimit tonë, ditën kur vullneti i krutanëve është bashkuar për fitoren tuaj dhe të familjeve tuaja. Ky bashkim është shprehje e vendosmërisë suaj, për të hequr një orë e më parë lakun nga fyti të pashpirtësisë, të arrogancës dhe papërgjegjshmërisë të dyshes Rama-Meta dhe të lakenjve të tyre. E shikojnë sot anembanë Shqipërisë dhe janë ata që po bëjnë llogaritë se i kishin bërë pa popullin, i kishin bërë pa Krujën. Dy vjet me radhë goditën me kërbaçin e pashpirtësisë, rritën taksat, rritën çmimin e energjisë, të karburanteve, duke menduar se do t’ia hidhnin me propagandë, me gënjeshtra, me sondazhe. Harruan se në demokraci vjen ora e llogarisë, popullin nuk e blen dot kurrë, nuk e tremb dot kurrë. Po vjen ora, po vjen dita, po vjen 21 qershori”, deklaroi Basha.
Më tej kreu i PD-së tha se mazhoranca ka tentuar të mpijë padurimin popullor për të votuar por sipas tij, fati i kësaj beteje nuk është as në dorën e kërcënimeve të Ramës dhe as të parave të pista të Metës, por në dorën e qytetarëve.

Filloi me justufikimet deshtaku.
o legen ik se le nam
O batak qe i fale detin Greqise,qe i shkruajte raportin Dick Marty, qe vodhe parate e rruges se kombit, qe vodhe bashkine e Tiranes ti duhesh varur per gjuhe ne mes te sheshit Skenderbej.
Luli mos u shqetso se ne e kemi ngritur cmimin e votes.Nga 500lek ne 500 Euro.Per ty as behet fjale fare edhe ne se e ngrini cmimin .