Basha në mbledhjen e kryesisë: Më 13 prill do jemi më shumë

Bora Basholli

Në protestën e 13 prillit pjesëmarrja duhet të jetë më e madhe se dy protestat e tjera“. Kjo ka qenë porosia që ka dhënë kryetari i PD-së, Lulzim Basha këtë të hënë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike.

“Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumica. Që pas djegies se mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve.

Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj. Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme,” mësohet të ketë thënë Basha.

Kërkesa e opozitës mbetet e pandryshueshme: Largimi i qeverisë së Edi Ramës, vendosja e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Eshte fatkeqesia me e madhe, kjo qepo i ndodh Shqiperise, dhe ne,qe per nje aresye apo nje tjeter kemi vendosur te jetojme ketu,te degjosh Bashen te thote qe jemi rritur,apo Moniken te thote qe ta shpetojme Shqiperine.Por sigurisht dhe Ramen, kur thote se ne Shqiperi nuk vidhet,dhe te madhin Berisha qe Shqiperia po ja kalon dhe Gjermanise.U shofshi e u shfarrofshi me fis edhe me fare.Por duket se zoti nuk ekzistoka.

  • per me shume spegime dhe sqarime se cfare duhet te beje Basha per te dale nga situata pa krye ku e ka futur opoziten duhet te konsultohet me strategen nderkombetare , nderplanetare te leshitdhise qe mbreme dha ide interesnte per daljen nga kriza ku ka hyre opozita , Kejdi dhembcakallja, ajo perfaqeson leshinedhise , pika ku ka rene cizmeparticka,,,,,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *