Basha në Shkodër: Dyshja Rama-Meta është arsyeja e eksodit

redaktor

Nga qyteti i Shkodrës, Lulzim Basha ka deklaruar se arsyeja e eksodit të shqiptarëve drejt vendeve perëndimore është varfëria që ka sjellë në vend dyshja Rama-Meta. 

Gjatë prezantimit të kandidates së Partisë Demokratike për kryebashkiake të Shkodrës, Voltana Ademit, Basha tha: “Rama-Meta, me arrogancën dhe mashtrimin kanë sjellë krizë ekonomike dhe varfëri. E keqja e këtij vendi është dyshja Rama-Meta. Premtuan vende pune, por shkurtuan vende pune; premtuan ulje taksash, por i ngritën ato. Ne do i kthehemi taksava të ulta, punësimit, zhvillimit dhe qytetarisë”.

“Tashmë që kriza ka pllakosur, Rama-Meta thonë që jemi në rrugën e duhur, ndërkohë që shqiptarët kanë marrë rrugën e eksodit. Qeveria është banda kriminale përgjegjëse për eksodin”, shtoi Basha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *