Në vijim të tureve në rrethe, kreu i Partisë Demokratike u ndal dje në Shkodër në kuadër të 23-vjetorit të themelimit të degës së kësaj partie në kryeqendrën e veriut të vendit. Me pjesëmarrjen e dhjetëra të rinjve në aktivitet, Basha në fjalën e tij përshëndetëse iu referua pikërisht atyre, duke vlerësuar rolin e tyre dhe të Shkodrës në shembjen e diktaturës komuniste. “Shkodra është themel i demokracisë, tempull i Partisë Demokratike. Rinia është shumicë në çdo përvjetor të saj, Shkodra ndezi pishtarin e lirisë. Përulemi me nderim para atyre që organizuan demonstratën anti-komuniste” tha Basha.
Basha u ndal edhe tek qeverisja e sotme, duke shigjetuar dyshen Rama-Meta, të cilët sipas tij por zhysin çdo ditë në varfëri shqiptarët. Duke folur para anëtarëve të Partisë Demokratike në Shkoder, Basha apeloi të gjithë anëtarët e kësaj force politike për ringritje, për të çuar përpara misionin e Partisë Demokratike, për Shqipërinë një vend i zhvilluar dhe në Europë.
Partia Demokratike në Shkodër përkujton 23 vjetorin e themelimit të saj, përvjetor që këtë vit e gjen këtë forcë politike në opozitë dhe me kryetar të ri, por edhe në një fazë përzgjedhjesh për strukturat e saj të reja në këtë rreth.

Ky Basha te çon ne Europe. Nuk ka shaka me te. Eshte dreqi vet per te te çuar ne Europe. Ka vajtur vet me shtepi qe e ka blere me kursime duke shtrenguar rripin dhe do na çoje te gjithve. Hallall Basha. Ligjero, te lumte goja… fol e mbro te drejtat tona…
Keta kllounet e PD duhet ta kishin lare me flori shkodren si pionere e demokracise per 23 vjet. I beri te njohur e te pasur ai qytet. Tani, pas asaj varferie ekstreme ne ate qytet, vazhdojne te broçkullisin me kot… A i beson me ai qytet me mend…?