Kryetari i opozitës, Lulzim Basha u ka dërguar nga Vora një mesazh të fortë krerëve të koalicionit qeverisës.
“Jam këtu, bashkë me qytetarët e Vorës, për t’i thënë Ilir Metës, bandave kriminale që ka angazhuar në Vorë e kudo në Shqipëri ku kandidon me kandidatët e tij, se e ka kot, se as kërcënimi, as presioni, as pakti i Gjirit të Lalzit që ka lidhur me bandat nuk do ta mposhtin dot vullnetin e qytetarëve të Vorës për të votuar të lirë për kandidatin që duan ata, për ofertën që duan ata”, deklaroi Basha.
Në 25 vjet pluralizëm, u shpreh ai, kurrë nuk ka ndodhur që një kandidat, e aq më pak një kandidat i opozitës, të detyrohet të zgjedhë mes biznesit dhe mandatit.
“Ky është një presion i papranueshëm i një stili korruptiv, mafioz, i denjë vetëm për Ilir Metën dhe skodën e tij, i denjë për dyshen Rama-Meta, i denjë për honet më të thella të antivlerave që sot vërtetiten me xhama të zinj në Bashkinë e Vorës, Bashkinë e Lezhës, Bashkinë e Ersekës e kudo ku kandidojnë hijet e Ilir Metës, të cilët e gjejnë të pamundur të përballen me qytetarët”, vijoi Basha.
Sipas tij, të vetmen shpresë krerët e mazhorancës kanë ndihmën e mafias, ndihmën e bandave dhe ndihmën e kërbaçit qeveritar.
“E kanë kot. Vullneti i qytetarëve nuk mposhtet, vullneti i qytetarëve nuk blihet. Asnjë bandit, asnjë bandë, asnjë grupin mafioz me apo pa mbështetjen e kryetarit të Kuvendit, apo të kryeministrit të vendit nuk mund dhe nuk do e devijojë vullnetin e qytetarëve të lirë. Ne jemi sot më besimplotë se kurrë në fitoren tonë, fitoren e qytetarëve të Vorës, e mishëruar në kandidaturën tonë fituese me personin, me qytetarin, me integritet të lartë, në drejtuesin që ka prodhuar të mira dhe shërbime për Vorën, me Fiqiri Ismaili”, shtoi Basha.

vullneti i qytetarve dihet mire,kete jua tregoi 23 qershori se jku e moret kete vend ne qafe,po jua tregojn sondazhet dhe ne 21 qershor do jua tregoj perseri vota e popullit.
populli e ka te qarte ke te zgjedhe dhe kete votoje.por keta ende nk munden ta pranojn humbjene thelle qe do pesojne
cuditerisht dhe mese e vertet dele qe familja corleone xeni saliu e ju jeni me kriminelet !! cdo gje kalote te dora juaj pastaj kalote ne filtra te tjere!! e ke ftyre e flet ti per ndershmeri more kriminele
kush e beri 97 ?! po izeti ca thote ?! se nuk e leni me ardhe me ne shqiperio !! keni cipe ju e flisni more kriminela !! jo me larg se para 3 ditesh doli dhe nnje biznesmen qe ju i kishit mare lek!! e nuk ishte i vetmi
Keto jane taktika te perdorura nga ju historikisht, nxirrnit te burgosur nga burgu per te bere shantazhe elektorale, paguanit njerez per te bere presion mbi qytetaret e thjeshte, kercenonit me buken e gojes punonjesit e administrates. Te deshperuar nga humbja e pashmangshme e zgjedhjeve, gjeni mijera arsye per te justifikuar humbjen.
Nuk ka nevoje te perdore e majta asnje nga keto taktika, se ka punuar aq keto 2 vjet, sa per te justifikuar besimin ne popull dhe sot qytetaret me shume se kurre jane te bindur qe e majta eshte e vetmja force per te ndertuar shtet e per ta bere Shqiperine si e gjithe Europa.
Presion po ushtroni ju tek qytetaret, presion psikologjik, qe e kaloni kohen vetem duke shpifur e hedhur balte te kundershtaret, se jeni te paafte te vini me nje alternative qeverisese, se keni mbledhur rreth vetes vetem njerez te inkriminuar, militante pa shkolle, qe nuk aspirojne aspak besim.
e verteta eshte se ne 21 qershor do merrni shuplaken e radhes nga populli.koha ka treguar se ju jeni te deshtuar dhe keni mendjen vetem per te bere zhurme dhe jo per pune.pra ju skeni asnje model qeverisje te mire te na tregoni qe nu punojme.
Ke lene ne meshire te fatit Tiranen z. Basha. Ke kater vite ne krye te Tiranes e nuk ke bere as me te voglin investim. Ne qytet mungojne kazanet e plehrave, kapaket e pusetave, trotuaret jane zaptuar nga shitesit ambulante, afer Lanes nuk kalohet pasi mban ere te padurueshme. Eja ne Tirane e bej ndonje gje per qytetin.
Haha na shkrite more endrina! na mungonte helena me Agamemnonin dhe e qame edhe Greqine e lashte.
Po flet Lulzim Basha i cili ka lene ne harrese kryeqytetin premtoi kartat e studentit, Tramin, krijimin e hapsriave te gjelberta, hapjen e qendrave rinore, hipotekat per mjaft apartamente, asnje nga keto nuk e realizoi. Mashtruesin Basha nuk e beson me askush.
niveli juaj i deshtimit e coi shqiperine buze grem ines.ju pa turp vini dhe kerkoni votat.pastaj nuk keni nje plan per te bere nje bashki model,thjesht dilni shesheve dhe thoni qe do ulim dritat.si mundet nje kryetar bashkie te ule dritat?vetem luli mund ta beje
basha ke ngatarru fjalet?! se presion beni vetem ju dhe kur ishit ne pushtet skeni len gje pa ber sa keni vrare kot e kot per ate karrige
basha ti e di qe do humbesh dhe tashi dhe mbas 2 vjetesh se ju jeni ajka e kriminelve!! me edin eshte ndryshe ska me LIGJI TROPOJA!! eshte shteti shtet dhe kriminelet hyn brenda nuk vrasin vend pa vend
:Dhune e terror, presion e kercenime po ushtron kjo qeveri per vota. Po I nxjerrin fytyre te gjithe qeveritaret, qe zihen si ujqer per prona e leke dhe per qytetaret as nuk duan tia dijne.
Kujtojne se duke shperndare thase mielli e leke do te arrijne te fitojne? Cfare kujtojne keto, se populli I harron vuajtjet e ketij dyvjecari?
Me neverit militantizmi i komentuesve! Nderkohe dhe vet militantet e PS po e vuajne kete qeverisje te ndyre ku varferia, papunesia, rritja e taksave ka arritur kulmin, nje qeveri qe pervec se ka nxitur eksodin nuk ka bere gje tjeter!
Kjo dyshe Rama-Meta zbarkoi me premtime te medha, alucilante, per 300 mije vende pune, per shendetesi falas, per rend e siguri, per uljen e cmimit te energjise elektrike, per uljen e cmimit te karburantit, per subvencione ne bujqesi e ne peshkim, per uljen e taksave per 97% te shqipetareve. Cfare bene pervesce vodhen fondet dhe taksat tona.
Njerezit jane lodhur me premtimet e Partise se Rilindjes Komuniste. Premtuan uljen e taksave per 95% te qytetareve por perkundrazi i rrite. Premtuan uljen e cmimit te energjise elektrike dhe te naftes por dhe ate e rriten. Premtuan uljen e papunesise por pervecese shtuan papunesine por perzune dhe investitoret e huaj!
Shaiptaret po ikin se nuk kane pune,, buke dhe shprese, Meta dhe qeveria tij thote qe do te hapin 300 vende pune, te pakten nga 300 mije e paskan ulur. Skane turp qe tallen me ne, te paftyret!
Flisni per Bashen, nderkohe qe keni ne pushtet nje dyshe banditash Rama-Ilir Meta qe po ja marrin frymen ketij populli! Basha eshte nje politikan model, nje njeri me integritet te larte moral, i shkolluar ne perendim, i cili solli nje fryme europiane si ne ministrite ashtu dhe ne Bashkine e Tiranes, nje shembull per tu ndjekur nga te gjithe politikanet tane.
Qente le te lehin karvani ecen perpara! Me 21 qershor qeveria Rama-Meta do mari nje shuplake te mire si asnjehere tjeter! Populli nuk harron qe eshte mashtruar!