Partia Socialiste i kërkoi sërish sot shpjegime ish-kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha në lidhje me lejen për ndërtimin e një pallati në Tiranë.
Deputeti Alfred Peza tha se qytetarët kërkojnë përgjigje nga Basha se pse e kishte zgjatur dy vjet lejen e ndërtimit për pallatin në zonën e ish-Bllokut. Ai thotë se ambasada e Zvicrës ishte në proces gjyqësor me pronarin e pallatit.
“Përse ish-kryetari I Bashkisë, nën shembullin e babait të tij politik Sali Berisha, firmosi gjithë punët e pista pasi zgjedhjet kishin mbaruar, numërimi I votave kishte përfunduar dhe kundërshtarët kishin uruar njëri-tjetrin? Si mund të legjitimosh një pallat që nuk ka respektuar lejen e mëparshme të ndërtimit; që nuk ka garazhe dhe që është ngjitur me dritaret e gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare?”, tha ai. / Dita/

Fatkeqesi ,kur sheh Pezen ne kete pozicion qesharak.
“Coc mendova se ishe edhe ti,mor djale?!!!!!!”
Per zotin gjith ky gazetar perfundoi ne papagall
Na mungonte edhe ky Berluskoni i Peqinit qe te kakariste.
https://www.youtube.com/watch?v=F45QD_sJFas