DITA shkëmbeu disa pyetje-përgjigje me gazetarin e njohur Ben Andoni lidhur me temën çfarë do të ndodhë me një PD në opozitë. Pyetjes së parë: “në rast se më 23 qershor do të kemi rotacion pushteti, çfarë do të ndodh me PD-në në opozitë?”, Andoni i përgjigjet:
Andoni: Do të kërkohet i ashtuquajturi fajtor dhe, Berisha di ta projektoj gjithnjë fajin e tij tek të tjerët, më së shumti tek ata që janë të pambrojtur në PD. Apriori duket qartë se ai e ka të gjithë strukturën e partisë së tij në dorë, duke i kthyer njerëzit e partisë së tij, në pozitat e Byrosë politike në fund të jetës së Enver Hoxhës. Kështuqë, nuk mund të pritet ndonjë tronditje e madhe derisa fizikisht Berisha është i aftë dhe për të gjithë ka gati nga një “kleçkë” që ua mban për të tilla momente të vështira.
DITA: Duke parë listat e vendosura nga Berisha, mendoni se kemi një përkujdesje për të larguar çdo zë me njëfarë personaliteti kundërshtues dhe për të pasur kështu zonë të lirë për vendosjen e një pasardhësi që të jetë i afërt me familjen e tij, por edhe që ta ketë të lehtë drejtimin e një PD-je të padëmtuar në opozitë
Andoni: Po. Kjo është e dukshme me emrat e Selami Xhepës dhe Mark Markut, por edhe me të bindurit, por që janë të rrezikshëm për shkak të profesionalizimit të tyre, si Rusmajli. Janë gjithnjë e më të rrallë personazhe si Marku, për shkak edhe të staturës së mangët që ka shumica e yes-man të PD-së. Për fat të keq, ka pothuaj shumë pak emra nga PD-ja në kohë të ndryshme që kanë qenë konsekuente në reagimet e tyre dhe afër ideologjisë së partisë që përfaqësojnë. Të rrallët, që kanë guxuar, sot janë harruar. Tjetra, edhe më e rëndësishmja është se Berisha mbetet pragmatist dhe zërat e tillë nuk i duhen në një nga mandatet më të vështira që i duhet për të fituar.
Duket se kujdesi me të cilën sillet me kryebashkiakun Basha, që nuk njeh asnjë skrupull dhe që është një Berishë kinse modern në miniaturë, po tregojnë se ai do jetë de jure njeriu i tij. Për të u sakrifikuan shumë gjëra në PD dhe me sa duket ai do jetë kali i vetëm, që do të tërheqë shpejt karrocën e kësaj force politike, që e presin tatëpjetat e Opozitës.
Dita: Pra mendoni se Berishën do ta pasojë Basha apo do të ketë një luftë të ashpër mes Topallit, Topit apo ndonjë tjetri?
Andoni: Është e vështirë të mendosh në këto ditë për pasuesin e tij, për sa kohë Berisha është mirë fizikisht dhe ka skalionet e tij që ua mbyllin gojën “demokratikisht“, njerëzve të vet. Por, në një të ardhme jo të largët e parashikoj si një udhë që do jetë mes Topallit dhe Bashës. Zonja Topalli thjesht do garojë, por më duket e pamundur që të fitojë ndaj Bashës për shkak të mesazhit të keq, që ka dhënë kudo me sjelljen e saj. Të mendosh i duhet të përmbysë idhullin e saj dhe beniamin e vet, një mision krejt i pamundur. Kur këta të rreshtin në fuqinë e tyre dhe PD të degradohet, pak kohë më vonë, mendoj se do të hapet udha për Topin. Ky i fundit duket se e ka të rrënjosur thellë këtë ndjesi dhe më shumë sesa të shpëtojë të Djathtën shqiptare e ka si sfidë një revansh ndaj zotit Berisha për degradimin që kryeministri i bëri në vitet e fundit të presidencës dhe në shpërfilljen e plotë që i ka falur në këtë fushatë.
*Intervistoi: Erion Habilaj

Asnje pyetje,nuk ka ne kete interviste,per shqetesimin fundamental te gjithe shoqerise per sigurine e paprekshmerise se votes se njerezve.
Mendoj se vetem nga zgjedhjet e pakontestueshme do te derivojne konseguencat e PD-se.
Mua si qytetare me intereson vetem ruajtja e votes dhe per pasoje legjitimiteti qe do te gjenerohet vetem prej saj.
LORA KOMENTON KETU ME SHUME SE PER TE SHPREHUR REAGIMIN NE SHQETESIMIN QYTETAR, PER TE TREGUAR SE DI TE GJEJE E TE PERDORE FJALE SAPIO, TE VESHTIRA,, FJALE ME TE CILAT OPEROJNE SHPESH LESHO- INTELEKTUALET TANE. BRAVO LORA…
amon mi, vrejeni mir ket resmen 🙂 Shifeni si e shikon Luli doktorin.. Eshte gati ti bej dhe gojore po ti thot Saliu, ulu njiher n gjunj ktu 🙂 Kta jan t smur t gjith mer ej
Sa i peshtir ky Lulzmimi. Tipik turi paraziti