Partia Demokratike mblodhi pasditen e kësaj të hëne departamentet e saj, në një mbledhje ku sipas kryetarit Basha në fokus do të jetë hartimi i një platforme ekonomike, për nxjerrjen e vendit, siç tha ai, nga kriza ku ndodhet.
“Ky është një takim pune i departamenteve të PD, që lidhet me hartimin e programit. PD ka nisur hartimin e një programi ekonomik, qëllimi i të cilit është të nxjerrë vendin nga depresioni ekonomik ku e ka futur qeveria aktuale”, tha Basha, i cili ka dhënë edhe disa detaje të këtij plani.
“Po shqyrtohet niveli i taksave. PD që propozon taksën e sheshtë me nivelin më të ulët në Ballkan, 9 për qind. Për biznesin e vogël parashikohet vendosja e pullës fiskale me vlerë 10 mijë deri në 50 mijë lekë të reja për bizneset, në vartësi të xhiros nga 2 në 12 milionë lekë të reja në vit. Gjithashtu ka propozime që kanë të bëjnë me nxitjen dhe financimin e prodhimit bujqësor e blegtoral, si dhe lehtësira që do të kthejnë shpresën dhe besimin tek puna për të prodhuar dhe për të nxjerrë vendin nga kjo mugëtirë”, ka thënë Basha.
Më tej, dorëheqjen e ministrit Naco, kreu i opozitës e ka komentuar kështu: “Nuk ka ndryshime në qeveri. Ndryshimet që presin shqiptarët është largimi i shkaktarit kryesor të kësaj krize. Lajmet me Naço janë një tallje e papranueshme”.

Para se te na flasesh sot per mosbindje civile e revolucion demokratik duhet te pergjigjesh para drejtesise per zhdukjen e 220 milion dollareve tek Rruga e Kombit kur ishe minister transportesh, per faljen e detit shqiptar tek Greqia kur ishe minister i jashtem, per vrasjen e 4 qytetareve shqiptare kur ishe minister i brendshem, per grabitjen e karriges se qytetarit te pare te Tiranes kur u bere kryebashkiak…
SHQUP-i eshte kthyer ne nje Mulli me Ere, por nuk di se nga i vjen uji. Platformen Ekonomike e pame ne 8 vite grabitje, shkaterrime, pervetesime, falje te pasurise se qytetareve dhe krime pafund, beni gati PLATFORMEN se si do te vendoseni ne rradhe per te dale para drejtesise dhe per t’u plasur ne BURG, kriminele dhe antishqiptare..
po erdhe ti ne pushtet do behet nje 21 janar i dyte por ti i ke ditet e numeruara ne shqup do perfundosh ne hollande korjer mielli more smerlap